Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: Shpjegim i “El-Kafijetu Shafijeh fil-Intisari lil-Firkati Naxhijeh,” të Ibën Kajjim el-Xheuzijeh, kaseta e parë, min. 39:10

Teksti: “Pra, Xhihadi me dije dhe argument është xhihadi i Pejgamberëve të Allahut dhe të Dërguarve të Tij dhe të veçantëve nga robërit e Tij, të cilët janë të posaçëm për udhëzim, sukses dhe pajtim.” [1]

Shpjegimi i Shejkh Feuzanit:

Për këtë arsye, nuk luftohen kufarët dhe nuk bëhet xhihad kundër tyre përveç se pas thirrjes së tyre (në Islam) dhe sqarimin e të vërtetës për ta. Atyre ju sqarohet e vërteta dhe thirren për ta pranuar atë si dhe për të hyrë në Islam, nëse ata refuzojnë, atëherë ata luftohen me shpatë. Por, ata nuk luftohen me shpatë derisa t’u ngrihet argumenti me Kuran dhe Sunnet, si dhe t’u bëhet e qartë se feja e tyre është kufër (mohim i fesë së Allahut – Islamit) dhe devijim. Kështu që, xhihadi me argumente vjen përpara xhihadit me shpatë.

Teksti:

مَنْ مَاتَ وَلَمْ يَغْزُ وَلَمْ يُحَدِّثْ نَفْسَهُ بِغَزْوٍ مَاتَ عَلَى شُعْبَةٍ مِنْ نِفَاقٍ

“Ai që vdes dhe nuk ka luftuar (me vepra në rrugë të Allahut dhe nuk ka patur arsye sheriatike) dhe nuk i ka pëshpëritur vetes së tij për të luftuar (nuk ka shprehur dëshirë dhe vullnet për xhihad), ai ka vdekur duke patur një cilësi të hipokrizisë (nifaak).”[2]

Shpjegimi i Shejkh Feuzanit:

Për shembull, fakti që (disa) thonë: “Lërini njerëzit rehat! Feja Islame është fe paqësore! Feja Islame është fe e dashamirësisë! Lëreni tekfirin ndaj njerëzve!” Saqë edhe për Jehudët dhe të Krishterët thonë mos i konsideroni kufarë. Edhe për Jehudët dhe të Krishterët, na kanë dalë tani e na thonë: mos u thoni qafira. (Thonë): “Afrohuni me ta. Afrimi i feve. Dialogoni me ta.” Kufri tek ata është vetëm ateizmi dhe mohimi, ndërsa Jehudët dhe të Krishterët, për këta thonë që nuk janë qafira.

SubhanAllah (I Pastër është Allahu nga çdo mangësi)! Jehudët dhe të Krishterët nuk na qenkan qafira! A nuk e mohuan këta Muhamedin – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – Pejgamberin e fundit dhe refuzuan që ta pasojnë?! A nuk thanë për Allahun dhe të dërguarit e Tij gjëra të pahijshme dhe të fëlliqura?! A nuk thanë (Jehudët) për Allahun se ai është koprrac dhe se Dora e Allahut është e shtrënguar [3] (që nuk jep begati)?!

Ata (Jehudët) thanë: “Me të vërtetë Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur.”

Ata (të Krishterët) thanë: “Isai është biri i Allahut.” (Jehudët) thanë: “Uzejri është biri i Allahut.”

Ata (të Krishterët) thanë: “Allahu është tre (trinitet).” Dhe kanë thënë shumë gjëra të tjera.

Ata e ndryshuan Librin e Allahut. E ndryshuan Teuratin dhe Inxhilin. Kjo ishte para dërgimit të Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – por kur u dërgua i Dërguari (Muhamedi), u thirrën që t’i besojnë atij.

قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ ۖ فَآمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ النَّبِيِّ الْأُمِّيِّ الَّذِي يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَكَلِمَاتِهِ وَاتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ

“Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Dhe ndiqeni atë (Muhamedin), që të udhëzoheni!” el-‘Araf, 158

Ata (Jehudët dhe të Krishterët) refuzuan që ta ndjekin atë. A thuhet se ata janë besimtarë dhe se janë vëllezërit tanë?! Dhe se ne qenkemi bijë të një feje të vetme?! Madje thonë se feja e Ibrahimit përfshin – Allahu na ruajtë nga ajo që thonë ata – thonë se feja e Ibrahimit përfshin Hebreizmin, Krishterimin dhe Islamin. Kjo është feja e Ibrahimit (sipas tyre). I Lartësuar është Allahu nga kjo që thonë këta.

Kurse Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar thotë:

مَا كَانَ إِبْرَاهِيمُ يَهُودِيًّا وَلَا نَصْرَانِيًّا وَلَـٰكِن كَانَ حَنِيفًا مُّسْلِمًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ

“Ibrahimi nuk ishte as jehud e as i krishterë, por ai ishte Musliman hanif (hanif – ai që ndjek urdhrat e Allahut dhe i bindet Atij) dhe ai nuk ishte nga mushrikët.” Al-Imran, 67

Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar e mohoi që Ibrahimi të ishte Jehud si dhe mohoi që të ishte i Krishterë, porse ai – ‘alejhi salatu ue selam – ishte Musliman hanif. Nuk ishte nga mushrikët. A ka pas këtij devijimi ndonjë devijim tjetër?! Allahu na ruajtë.

E gjithë kjo ndodh për shkak të fjalës së disave që thonë: “Bëni paqe! Bëni paqe! Islami është fe e paqes, fe e marrëveshjes, fe e butësisë, dhembshurisë dhe mëshirës,” si dhe fjalë të tjera të ëmbla.

Po! Islami është fe e mëshirës. Islami është fe e paqes, për kë? Fe e paqes për qafirat?! Apo fe e paqes për atë që i nënshtrohet gjykimit të Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, si dhe beson në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Porse ai që bën kufër, mohon dhe tregohet kryeneç, Islami nuk ka paqe me ta, porse Islami i lufton ata.

قَاتِلُوا الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّـهِ وَلَا بِالْيَوْمِ الْآخِرِ وَلَا يُحَرِّمُونَ مَا حَرَّمَ اللَّـهُ وَرَسُولُهُ وَلَا يَدِينُونَ دِينَ الْحَقِّ مِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حَتَّىٰ يُعْطُوا الْجِزْيَةَ عَن يَدٍ وَهُمْ صَاغِرُونَ

“Luftojini ata që nuk besojnë në Allahun e as në Ditën e Kijametit, që nuk e ndalojnë atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe atyre (Jehudëve dhe të Krishterëve) që u janë dhënë Libra (Teurati dhe Inxhili) që nuk e pranojnë fenë e vërtetë (Islamin) derisa të japin xhizjen (taksën) me dorën e vet, duke qenë të poshtëruar.” Et-Teubeh, 29

Fundnota:

[1] Pjesë nga parathënia e “El-Kafijetu Shafijeh fil-Intisari lil-Firkati Naxhijeh,” të Ibën Kajjim el-Xheuzijeh, libër që më së shumti njihet si “Nunija e Ibën Kajjimit,” fq. 11, botimi i dytë i “Daru Alemil-Feuaid”, viti 1432 H.

[2] Kjo fjalë e Ibën Kajjimit në fakt është hadith që transmetohet në Sahihun i Muslimit [1910], Sunenin e Ebu Daudit [2502], Sunenin e Nesaijut [3097].

مَنْ مَاتَ وَلَمْ يَغْزُ وَلَمْ يُحَدِّثْ بِهِ نَفْسَهُ مَاتَ عَلَى شُعْبَةٍ مِنْ نِفَاقٍ

(Shënim i përkthyesit). Përkthimi i hadithit është përshtatur duke u bazuar në shpjegimin e Neueuijut – Allahu e mëshiroftë.

[3] El-Maideh, 64.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari
13/13/1436 H – 27 Shtator 2015