Artikujt e rinj
- Hasedxhiu është si nepërka! – Shejkh 'Abdur-Rrazzak el-Bedër
- Bashkimi i këmbëve dhe drejtimi i rreshtave në namaz – Shejkh Sulejman Ruhejli
- Ruhuni nga përçarja o ju selefij! - Shejkh Sulejman Rruhajli
- Paralajmërim kundër Muhamed Salih el-Munexhid – Shejkh Sulejman Ruhejli
- Kush është “Shoku i Kuranit” në ditën e Gjykimit? – Shejkh Feuzan
- Ky umet bën më pak vepra, por ka më shumë shpërblime se umetet e tjera – Shejkh Abdus-Selam Shuejir
- Kam frikë se të afërmit mund të më bëjnë magji nëse i vizitoj ata, si të veproj? – Shejkh Sulejman Ruhejli
- A duhet t’i tregoj që kam bërë zina atij që më kërkon për martesë? – Shejkh Feuzan
- Salauatet mbi Pejgamberin - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – Shejkh Salih el-Feuzan
- A lejohet të hash nga ushqimi i gatuar për ditëlindjen e Profetit? – Shejkh Feuzan
- Dielli rrotullohet dhe nuk është i palëvizshëm – Shejkh Feuzan
- Gjykimi për fjalën “Në Perëndim nuk gjetëm muslimanë, por gjetëm Islam.” – Shejkh Feuzan
- Kur Islami ishte i fortë, pabesimtarët e mësonin gjuhën arabe, kurse sot arabët po mësojnë gjuhët e pabesimtarëve! – Shejkh Uthejmin
- 🕋 Pse do të prishet Kabeja në fund të kohës? – Shejkh Uthejmini
- A lejohet ngrënia e ushqimit të lyer me ar? – Shejkh Suhejmi
Videot e reja
- Frika e Sahabëve nga munafikllëku - Shejkh 'Abdur-Rrazzak el-Bedër
- Çështje të xhahilijetit - Mësimi 1 - Servet Mata
- 🕌 Bashkimi i këmbëve dhe drejtimi i rreshtave në namaz – Shejkh Sulejman
- 🛑Ruhuni nga përçarja o ju selefijin!🎙Shejkh Sulejman Rruhajli
- 🛑 Paralajmërim kundër Muhamed Salih el-Munexhid🎙Shejkh Sulejman Ruhejli
- Kush është “Shoku i Kuranit” në ditën e Gjykimit – Shejkh Feuzan
- Ky umet bën më pak vepra, por ka më shumë shpërblime se umetet e tjera Shejkh Abdus-Selam Shuejir
- Kam frikë se të afërmit mund të më bëjnë magji nëse i vizitoj, si të veproj? Sulejman Ruhejli
- A duhet t’i tregoj që kam bërë zina atij që më kërkon për martesë? – Shejkh Feuzan
- Salauatet mbi Pejgamberin - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - Shejkh Salih el-Feuzan
- Dielli rrotullohet dhe nuk është i palëvizshëm – Shejkh Feuzan
- Gjykimi për fjalën “Në Perëndim nuk gjetëm muslimanë, por gjetëm Islam.” 🎙Shejkh Feuzan
- A lejohet të hash nga ushqimi i gatuar për ditëlindjen e Profetit? Shejkh Feuzan
- A lejohet ngrënia e ushqimit të lyer me ar?🎙Shejkh Suhejmi
- Kur Islami ishte i fortë, pabesimtarët e mësonin gjuhën arabe! – Shejkh Uthejmin
Botimet Selefi.org
Feja e Shijave dhe sektet qe nderlidhen me ta, parimet e tyre dhe deklaratat e dijetareve per ta
Sunete autentike nga Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, shume prej te cilave jane harruar apo jane lene pas dore nga Muslimanet
Realiteti i xhematit "el-Ikhuan el-Muslimun", deklaratat e dijetareve deshmi te ndryshme per devijimin e rende te ketij xhemati.
Dijetaret sqarojne gjykimin e Islamit per organizimin dhe pjesemarrjen neper demonstrata, greva dhe marrshime
Rrezimi i teorive "shkencore" te qafirave me driten e Kur`anit dhe Sunetit
Fjalet e dijetareve per veprimtarite e rrukjexhinjve sharlatane dhe kundershtimet e tyre ndaj Kur`anit dhe Sunetit
Fetva per ceshtje te ndryshme te mjekesise dhe kurimit te semundjeve.
Librat për shkarkim
Anuluesit e Islamit - Me shpjegimin e Shejkh Ahmed ibën Jahja en-Nexhmij
Autor: Shejkhul-Islam Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehhab
Shpjeguar nga Shejkh Ahmed ibën Jahja en-Nexhmij
Read More
Paralajmërim kundër Fitnes së Tekfirit - Shejkh Albani me komentime të Shejh Ibn Baz dhe Shejkh Ibn Uthejmin
nga Imami i Sunetit Muhamed Nasirud-Din el-Albani me komentimet e Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz dhe Shejkh Ibn ‘Uthejmin [Allahu pastë…
Read More
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
S’ka dyshim që Imani është gjëja më e rëndësishme, për të cilin robi duhet të kujdeset në këtë jetë, sepse ai është gjëja më e mirë që kanë fituar shpirtrat dhe kanë arritur zemrat, me të cilin robi fiton pozitën e lartë në dunja dhe ahiret. Madje, e gjithë mirësia në dunja dhe në ahiret përkufizohet vetëm se në Imanin e saktë.
Ky është synimi i mësimit të Sira-s: që të kuptosh Fenë e Pejgamberëve – ‘alejhimus-salatu ues-selam – të kuptosh Teuhidin që ta ndjekësh atë dhe të kuptosh shirkun që të qëndrosh larg tij. Pra, nuk mjafton që njeriu vetëm të njohë të vërtetën, por patjetër duhet të njohë të vërtetën bashkë me të pavërtetën; e njeh të vërtetën që të punojë me të dhe e njeh të pavërtetën me qëllim që të rrijë larg saj, sepse nëse nuk e njeh të pavërtetën, bie në të pa e ditur. Prandaj, kur je duke ecur në një rrugë të cilën nuk e njeh, dhe në të gjenden gropa dhe rreziqe, ndoshta mund të vritesh duke mos e ditur, bie në gropë pa e ditur.
Vëlla musliman: A e di që Allahu t’i ka bërë obligim pesë namazet ditën dhe natën? A e di që namazi është shtylla e dytë nga pesë shtyllat e Islamit? A e di që namazi është kriter ndarës midis muslimanit dhe qafirit? A e di që namazi është shtylla më e madhe e Islamit, mbas shtyllës së parë që janë dy Dëshmitë “La ilahe il-lAllah, Muhamedun Rasul-lUllah”? A e di që namazi, urdhërimi i tij, sqarimi i vlerës së tij dhe vlerës së namazlive dhe kërcënimi për ata që e neglizhojnë atë, të gjitha këto janë përsëritur në Kur`an në 91 vende të ndryshme? Kjo padyshim që tregon për rëndësinë e madhe që ka namazi mbas Teuhidit!
Vëlla musliman: A e di që Allahu i ka kërcënuar me mjerim ata që falen dhe nuk i japin rëndësi namazit me xhemat në xhami, në kohën e përcaktuara? Ai ka thënë: “Mjerë për ata që falen, ata të cilët nuk i kushtojnë rëndësi namazit.” Po si do të jetë halli i atij që e lë tërësisht namazin? A e di që namazi është lidhje mes robit dhe Zotit të tij të Madhëruar e të Lartësuar? A e di që “namazi më i rëndë për munafikët është namazi i jacisë dhe namazi i sabahut, e po ta dinin ata se çfarë ka në to, do të kishin ardhur që t’i falnin qoftë edhe duke ecur zvarrë me gjunjtë e tyre”? A e di që të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i kërkoi leje një burr i verbër që të falej në shtëpi, me justifikim se nuk kishte asnjë që ta shpinte në xhami, por megjithatë ai nuk i dha leje atij? Por si është halli me ...
Sikur të ishte ashtu siç thonë ata, që njerëzit të lihen pabesimtarë, të adhurojnë ç’të duan ata, kjo fjalë e të Lartësuarit:
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit vetëm se që të më adhurojnë Mua.” Edh-Dharijat, 56-57.
Nuk do të kishe dobi, xhihadi në rrugë të Allahut nuk do të kishte dobi dhe thirrja për tek Allahu nuk do të kishte dobi. Madje, nuk do të kishte dobi as krijimi i Xhenetit dhe Zjarrit. Përderisa pabesimtarët janë të lirë, përse do të hyjnë në Zjarr dhe do të dënohen në të përgjithmonë, kur ata janë të lirë – siç thonë ata?! Andaj, këto fjalë që thonë ata janë të pavërteta.
“Dijetarët e kanë detyrë që të marrin përsipër edukimin e brezit të ri të Muslimanëve, me dritën e Kur`anit dhe Sunetit. Nuk lejohet që t’i lëmë njerëzit të vazhdojnë me botëkuptimet e tyre të gabuara që kanë trashëguar nga njëri-tjetri, disa nga të cilat janë të pavërteta sipas konsensusit të imamëve të fesë. Ndërsa disa të tjera janë objekt mospajtimi, dikush prej tyre ka këndvështrimin e tij, ixhtihadin dhe mendimin e tij, mirëpo disa prej këtyre ixhtihadateve dhe mendimeve bien ndesh me Sunetin.
Mbasi që këto çështje të jenë spastruar dhe pikënisja dhe rruga që duhet të ndiqet të jetë sqaruar, atëherë duhet patjetër që të bëhet edukimi i brezit të ri me këtë dituri të saktë.
Pikërisht ky edukim është ai që do të na japë një shoqëri të pastër Islame, e rrjedhimisht ka për t’u ngritur shteti Islamik për ne.
Ama pa këto dy kushtet paraprake: dituria e saktë dhe edukimi i saktë me këtë dituri të saktë – sipas ajo që besoj unë – është e pamundur që të vendoset Islami apo ligji Islam apo shteti Islam.”
Kjo është një ese e shkurtër, e cila ofron disa të dhëna rreth lëvizjes kriminale “Huthi”, e cila është shfaqur prej disa viteve në veri të Jemenit, e që më mbas guxoi që të shkelë kufijtë e Saudisë dhe filloi të derdhë gjakun e ndaluar, në muajin kur lufta është e ndaluar. Rrjedhimisht, Shërbëtori i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti ‘Abdullah Ibën ‘Abdul-‘Azijz – Allahu e mëshiroftë - urdhëroi që të mbrohet vatani dhe të pastrohet toka nga çdo mizor. Atëherë, ushtarët e Teuhidit dhe luanët e Sunetit kryen detyrën e tyre, lavdi Allahut dhe falë mirësisë së Tij.
Për të kontribuar në këtë Xhihad Sheriatik, pata dëshirën që të përmblidhja një ese të shkurtër rreth kësaj lëvizjeje, nga shkrimet dhe publikimet që janë bërë, duke shtuar në fund disa këshilla të dobishme, sidomos për banorët e krahinave kufitare, afër zonave ku kanë ndodhur luftimet.
Selefizmi është ndjekja e rrugës që ka ndjekur i Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - dhe Sahabët e tij, dhe në esencë ai është metodologjia e jetës që duhet ta ndjekë Muslimani:
“Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e gjithësisë.”
Prandaj, Selefizmi nuk kufizohet vetëm në kërkimin e diturisë, saqë të thuhet: “selefizmi akademik”!
As nuk kufizohet Selefizmi vetëm në xhihadin në Rrugën e Allahut, saqë të thuhet: “selefizmi xhihadik”.
As nuk bën të thuhet: “selefizmi taklidik” (d.mth. selefizmi i imitimit të verbër), sepse Selefizmi është ndjekje e rrugës që ka ndjekur Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - dhe Sahabët e tij, kështu që, a është me vend që ai të quhet “selefizmi taklidik”?
Kështu që, Selefizmi i atribuohet vetëm pasimit të përpiktë të të Dërguarit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, nga ana e Selefëve të devotshëm, dhe nuk është Selefizmi “selefizmi i filan dijetari” apo “selefizmi i filan davetçiu”, ngaqë Selefizmi është vet Islami i pastër dhe burimi i kulluar, për atë që kërkon rrugën që ndoqi i Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - dhe Sahabët e tij, dhe ai është Xhemati.
Kjo është një broshurë e dobishme, rreth çështjeve të cilat njeriu e ka detyrë që t’ua mësojë fëmijëve,
përpara se ata të mësojnë
Kur`anin, në mënyrë që të bëhen njerëz të plotësuar me
natyrshmërinë Islame, ithtarë të mirë të Teuhidit, në rrugën e Imanit. E kam përpiluar këtë në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve.
Dihet që periudha e rinisë është një periudhë shumë e rëndësishme në jetën e njeriut, sepse ajo është periudha e fuqisë, energjisë, shkathtësisë, fuqisë trupore dhe mprehtësisë shqisore. Ndërsa kur njeriu plaket, dobësohen shqisat e tij dhe fuqia e tij.
Me të vërtetë Islami i ka kushtuar kësaj periudhë vëmendje të veçantë dhe kujdes të madh, dhe kanë ardhur tekstet sheriatike për ta theksuar peshën dhe rëndësinë madhështore që ka kjo periudhë, saqë ka nxitur Profeti ynë - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – që të shpejtohet në shfrytëzimin e kësaj periudhe kohore dhe në të njëjtën kohë ka paralajmëruar që ajo të mos çohet dëm.
“O ju njerëz, është dhënë një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që ju po i adhuroni në vend të Allahut, nuk do të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të. E nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.” [el-Haxh, 73]
Të gjithë idhujt dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë mizën. Atëherë, qysh adhurohen ata në vend të Allahut, kur ata nuk mund të krijojnë mizën, e cila është gjëja më e vogël dhe më e pavlerë? Nuk u kërkua nga ata që të krijojnë ndonjë vend, ndonjë mal, ndonjë deve, ndonjë lopë apo njerëz, por u kërkua nga ata që të krijojnë një mizë, gjënë më të vogël. Me këtë, Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – tregon paaftësinë e idhujve të mushrikëve, se përderisa ata nuk mund të krijojnë mizën, atëherë qysh adhurohen përkrah Krijuesit, i Cili është Krijuesi i çdo gjëje? I Pastër nga çdo e metë dhe i Lartësuar është Ai. Allahu është Krijuesi i çdo gjëje, Krijuesi suprem, i Gjithëdijshmi, Ai i cili ka fuqi të bëjë çdo gjë. Andaj si mund të krahasohet Allahu me ata idhuj?
Ka thënë shejkh Abdul-‘Aziz bin Baz – Allahu e mëshiroftë:
“Sunneti është që t’i përmbahesh lutjeve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, në kohën e tyre. Nëse mbaron koha e tyre, atëherë ikën edhe shpërblimi i tyre, i cili është i lidhur me kohën e tyre. Ndërsa Tesbihu (SubhanAllah), Tahlili (La ilahe il-lAllah), Tehmidi (ElhamduliLah), Tekbiri (Allahu Ekber), Istigfari (EstagfirUllah), Duaja (lutja) dhe fjala “la Haule ue la Kuuete il-la bil-Lah”, këto janë të lejuara të thuhen në çdo kohë.”
📘 Mexhm'u Fetaua ue Mekalat, 26/72
Dhe kjo është një broshurë e shkurtër dhe e
nevojshme për qartësimin e këtyre g jakrave dhe
dispozitave të tyre, në të cilën përfshihen këto
kapituj:
• Kapitulli i parë: Domethënia e Hajdit
(Menstruacioneve) dhe urtësia e tij.
• Kapitulli i dytë: Periudha dhe kohëzgjatja e Hajdit.
• Kapitulli i tretë: Ndryshimi i pazakontë g jatë
Hajdit.
• Kapitulli i katërt: Dispozitat e Hajdit.
• Kapitulli i pestë: Istihada dhe dispozitat e saj.
• Kapitulli i g jashtë: Nifasi (Lehonia) dhe dispozitat
e tij.
• Kapitulli i shtatë: Përdorimi i ndaluesve apo
stimuluesve të Hajdit; parandaluesve ose
ndërprerësve të shtatzanisë.
Tema është rreth të Drejtave të Allahut – Tebarake ue Te’ala – mbi robërit e Tij, e sa të mëdha që janë të Drejtat e Allahut – Subhanehu ue Te’ala – mbi robërit e Tij!?
S’ka dyshim se të gjitha përpjekjet e robërve janë të pamjaftueshme për të përmbushur falenderimin e
Allahut për një begati të vetme nga begatitë e Tij të vogla që u ka dhënë atyre. Tema është interesante, lidhet me shumë ajete dhe një sërë çështjesh dhe të gjitha bashkë takohen në një rrjedhë të vetme: Emrat dhe Cilësitë e Tij, veçimi i Allahut në Rububijen e Tij dhe veçimi i Tij në adhurimin e Tij – Subhanehu ue Te’ala.
Dhe argument për këtë janë të gjitha krijesat e Tij – Subhanehu ue Te’ala – dhe mrekullitë e Tij në univers. Unë do t'u shpalos ato ajete, të cilat janë argumente që vërtetojnë obligimin e përmbushjes së kësaj të Drejte ndaj Allahut, Zotit të botëve.
Kjo është një broshure e shkurtër për Abdesin, Guslin dhe Namazin në përputhje me atë që ka ardhur në Kuran dhe në Sunet.
Të gjitha lavdet i takojnë Atij që valviti mbi krijesat e Tij flamujt e Teuhidit, që i uli poshtë flamujt e njerëzve të Shirkut dhe poshtërsisë, që mposhti me kulmin e fuqisë së Tij çdo tiran kryeneç, që mbështeti me ndihmën dhe përkrahjen e Tij këdo që e veçoi Atë me Teuhid, që i vaditi zemrat e tyre me shiun e begatshëm të Kuranit dhe vesën e Sunetit, fryt i të cilave ishte besimi i pastër dhe fjala e drejtë; është Ai i Cili jep dhe privon, ul poshtë dhe ngre lart, lidh dhe këput, i Cili ka urtësinë absolute dhe argumentin e pakundërshtueshëm.
Do të trajtojmë – In sha Allah – një çështje e cila i intereson çdo Muslimani dhe Muslimane-je, e ajo është Akide-ja (Besimi). Akide-ja është baza e cila i saktëson të gjitha punët. Pra, çdo punë e cila nuk është ndërtuar mbi Akiden e shëndoshë, i refuzohet atij që e ka vepruar atë, sado që ta ketë lodhur veten dhe ta ketë shpenzuar jetën e tij për atë punë.
Akide-ja është baza e fesë dhe thelbi i thirrjes së Pejgamberëve dhe të Dërguarve, prej të parit të tyre e deri tek i fundit, dhe robi do të pyetet për të në Ditën e Kijametit, sikurse ka ardhur në ether:
“Për dy fjalë do të pyeten të parët dhe të fundit: çfarë adhuronit? Dhe si iu përgjigjët të Dërguarve”?
Për këto dy fjalë do të pyetet në Ditën e Kijametit çdo krijesë. Dhe përgjigja e parë është dëshmia “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut (la ilahe il–lAllah),” ndërsa përgjigja e dytë është dëshmia se “Muhamedi është i Dërguari Allahut (Muhamedur–Rasulullah),” duke e bërë këtë me fjalë dhe me vepra.
"Allahu ua ka ngritur argumentin njerëzimit deri në Ditën e Kijametit; andaj nuk i ka mbetur askujt ndonjë argument kundër Allahut pas dërgimit të Muhamedit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -.
Ka thënë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - për Pejgamberin - ‘alejhis-salatu ues-selam - dhe për vëllezërit e tij Muslimanë:
“Ne të kemi shpallur ty ashtu siç i kemi shpallur Nuhut dhe Pejgamberëve pas tij; dhe i kemi shpallur Ibrahimit, Isma’ilit, Is`hakut, Jakubit dhe bijve të tij, si dhe Isait, Ejubit, Junusit, Sulejmanit dhe Davudit i dhamë Zeburin. Për disa të dërguar të kemi treguar tashmë dhe për disa të tjerë nuk të kemi treguar. Dhe Allahu i ka folur Musait drejtpërdrejtë me fjalë. (Këta janë) të Dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të Dërguarve. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”
Dhe gjëja më e madhe që ai solli nga Allahu dhe gjëja e parë që ua urdhëroi njerëzve është që ta veçojnë Allahun në adhurimin e Tij, të vetëm e pa i shoqëruar askënd tjetër, që e gjithë Feja të jetë vetëm për Atë.”
Këto janë katër rregullat për të cilat ka tërhequr vëmendjen autori – Allahu e mëshiroftë –, të cilat janë rregulla të rëndësishme. Dhe kush arsyeton dhe i kupton ato mirë, ka për ta kuptuar fenë e mushrikëve (idhujtarëve) dhe ka për ta kuptuar fenë e Muslimanëve. Dhe shumica e njerëzve nuk i kuptojnë këto rregulla, prandaj atyre iu pështjelluan çështjet dhe adhuruan në vend të Allahut varret, të varrosurit në to, njerëzit e devotshëm, pemët dhe gurët, ndërkohë që ata mendojnë se janë në udhëzim, për shkak të injorancës së tyre për realitetin e Teuhidit dhe realitetin e Shirkut.
Dhe autori i këtyre parimeve është dijetari, Imami, Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab – Allahu e mëshiroftë –, ripërtëritësi i simboleve të fshira të Islamit në këtë gadishull, në gjysmën e dytë të shekullit të dymbëdhjetë, i cili vdiq në vitin 1206 të hixhretit pejgamberik.
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz
Sureja el-Fatiha, “Nëna e Kur`anit”, sepse me të vërtetë ajo është nëna e Kur`anit. Ajo përmban besimin dhe veprat të cilat i përmban Kur`ani, prandaj na ka njoftuar Allahu - Subhanehu ue Te’ala - se ajo është “shtatë vargjet që përsëriten”. Dhe prandaj i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - e njoftoi Ebu Hurejrën dhe Ubej Ibën Ka’bin - radij-Allahu ‘anhuma - se në të vërtetë me “shtatë vargjet që përsëriten” është për qëllim kjo sure madhështore e gjithëpërfshirëse, e cila ka përmbledhur llojet e Teuhidit, veprat e mira, besimin në Ditën e Kthimit dhe besimin në Pejgamberllëk. Pra, ajo është një sure shumë e madhe dhe për këtë arsye është quajtur “Nëna e Kur`anit”. “Nëna” e diçkaje është baza e saj, sikurse i thonë Mekkes “Ummul-Kuraa” (Nëna e fshatrave). Ndërsa Fatihaja është “Nëna e Kur`anit”, sepse Kur`ani vërtitet rreth saj: kuptimet e Kur`anit, llojet e Teuhidit, dispozitat dhe adhurimet i përmban kjo sure madhështore.
Ibën Kajjim – Allahu ë mëshiroftë – në librin e tij: “Ahkamu Ehli Dhimmeh”, ka thënë:
“Ndërsa urimi për ritualet e kufrit që janë të veçuara për kufrin, është haram sipas unanimitetit të dijetarëve, si p.sh. t’ua urosh festat e tyre apo agjërimin e tyre duke u thënë: “Gëzuar Festa”, apo t’i urojë për festën me diçka të ngjashme. Nëse ai që e thotë këtë shpëton nga kufri, ajo prapëseprapë është nga haramet dhe është e njëjtë sikur ta urosh atë që i përulet (në sexhde) kryqit. Bile kjo është mëkat më i madh tek Allahu dhe është më e urryer se t’i urosh ata për pirjen e alkoolit, për vrasjen e njeriut apo për marrëdhëniet intime të jashtëligjshme apo gjëra të ngjashme. Shumë prej atyre që nuk kanë respekt për fenë, bien në gjëra të tilla dhe nuk e dinë shëmtinë që kanë bërë. Pra, ai që e uron robin për një gjynah, bidat apo kufër, ai e ka ekspozuar veten e tij ndaj zemërimit dhe urrejtjes së Allahut.”
Kjo është një ligjëratë e mbajtur nga dijetari i nderuar Rabij’ Ibn Hadi el- Medkhalij (hafidhahullah), në Xhaminë e Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Bazit në Ta’if, më 3 Muharrem të vitit 1413 Hixhrij. Autori, i cili është njëkohësisht një nga nxënësat më të afërt të Shejkh Ibn Bazit – Allahu pastë mëshirë për të - diskuton rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ndjekjes së metodologjisë së Selefëve. Njëkohësisht, ai paralajmëron kundër shkaqeve dhe faktorëve që kanë shkaktuar ndarje e përçarje midis Muslimanëve në kohën e sotme. Në fund të ligjëratës, Shejkh Ibn Bazi – Allahu pastë mëshirë për të – pasi vlerëson fjalët e dijetarit Rabij’ el-Medkhalij, ai bën komentet e tij për temën e trajtuar duke rikthesuar fjalët e parafolësit dhe jep disa këshilla të vyera. Lexuesi do të gjejë tek kjo broshurë një realitet krejt ndryshe nga ç’ka dëgjuar deri më sot. Ai do të shohë se rruga e dijetarit Rabij’ el-Medkhalij është në harmoni me rrugën e dijetarit të madh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz, ndonëse shpifjet dhe gënjeshtrat e të devijuarve e kanë mjegulluar këtë realitet. Audioja e plotë e kësaj ligjërate është publikuar e plotë tek AudioSelefi.org. Suksesi vjen vetëm prej Allahut.
Kjo është një broshurë e rëndësishme rreth Akijdes, të cilën e shkroi Shejkhu Ebu ‘Abdullah, el-Imam Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab Ibn Sulejman Ibn ‘Ali et-Temijmi el-Hanbelij, Imami i famshëm, Ringjallësi i gjurmëve të Islamit të cilat u fshinë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të dymbëdhjetë, Allahu e mëshiroftë dhe ia bëftë të këndshëm vendbanimin. Ai – Allahu e mëshiroftë – ua mësonte këto parime nxënësave të dijes dhe popullit të thjeshtë që t’i mësonin përmendësh dhe që të rrënjoseshin në zemrat e tyre ngase ato janë prej parimeve të Akijdes. Ai vdiq në vitin 1206 Hixhrij, ndërsa lindi në vitin 1115 Hixhrij. Pra, ai jetoi nëntëdhjetë e një vite. Jeta e tij qe e mbushur përplot me bamirësi dhe thirrje për tek Allahu, duke dhënë mësim e udhëzim dhe duke bërë durim përgjatë kësaj veprimtarie. Nëpërmjet tij Allahu shpëtoi robërit dhe vendin në kohën kur ka jetuar, në këtë Gadishull. Thirrja e tij u përhap gjithashtu edhe jashtë Gadishullit (Arabik), që nga Shami, Egjipti, Iraku, India etj, si rezultat i thirrësave që morën dijen prej tij dhe pastaj shkuan në ato vende e shtete, dhe si rezultat i letrave dhe librave të tij që u përhapën nga ai dhe nga pasuesit, përkrahësit dhe thirrësat që ndiqnin thirrjen e tij për tek Allahu.
Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, kjo është baza e fesë dhe nuk hyn njeriu në Islam vetëm se me këtë dëshmi, e nëse ai vjen me diçka që e anulon këtë dëshmi, atëherë ai del prej Islamit.
Kuptimi i saj është: Nuk ka të Adhuruar me të drejtë përveç Allahut, thua: “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut”, d.m.th ti dëshmon se Allahu i Vetëm është Ai që e meriton adhurimin, dhe adhurimi i dikujt a diçkaje përveç Allahut është i kotë, si: Pejgamberët, Melaiket, njerëzit e mirë, pemët, gurët, dielli, hëna, të gjitha këto adhurohen në vend të Allahut, porse adhurimi ndaj tyre është i pavlerë.
Pra, besimtari dëshmon se vetëm Allahu është Ai që e meriton adhurimin, dhe askush nuk është ortak me Allahun në adhurim, as edhe sa një grimcë. E nëse ti ja kushton diçka prej adhurimit, i cili është detyrë të jetë i sinqertë vetëm për Allahun, e që duhet kushtuar vetëm Atij, dhe vetëm Allahu duhet synuar me këtë adhurim, dhe nëse ti ia dedikon diçka prej këtij adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut, atëherë ti i ke bërë shok Allahut – Allahu na ruajtë.
Sot je i gjallë, kurse nesër je i vdekur. Ti nuk e di kur të vjen vdekja, nuk e di kur të vjen fundi. Vdes i riu, vdes i moshuari, vdes vajza e re, vdes e moshuara. Kurdo që të vijë vdekja, ajo do të vijë për të gjithë. Prandaj ji i përgatitur për Takimin me Allahun. Ti nuk e di kur do të vdesësh. Ti nuk e di kur do të vdesësh. Të mos tregohemi të shkujdesur ngaqë ndihemi të fuqishëm fizikisht. Ka prej njerëzve që tregohen të shkujdesur, ngaqë janë të preokupuar me jetën rinore, apo me fuqinë e trupit të tyre, apo preokupohen me lojra e dëfrime, apo preokupohen me tregëti, apo preokupohen me postin apo me pozitën që kanë në shoqëri apo me gjëra të tjera si këto. Pra, ata preokupohen dhe kështu largohen nga bindja ndaj Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -. Pra, Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - na tërheq vëmendjen dhe na urdhëron që ta kemi në mendje qëndrimin para Tij. Ne do të qëndrojmë përpara Allahut këmbë-zbathur e të zhveshur, do të ikin nga ne ata që i kishim patur të afërt dhe ata që i kishim të largët, do të ikin nga ne qofshin shumë a pak, e s’do të kemi asgjë tjetër në atë Ditë. Do të ringjallen njerëzit këmbë-zbathur e të zhveshur, nuk do të kenë as mbretëri e as udhëheqje. Do të ikin të gjithë e s’do të mbetet askush tjetër pos veprës tënde: nëse është e mirë do të gjesh mirë, e nëse është e keqe do të gjesh keq. Nuk do të zbresësh në varrin tënd me sevapet e dikujt tjetër dhe as me gjynahet e dikujt tjetër. Çdonjëri prej nesh ka për të zbritur në varrin e tij vetëm me sevapet e tij dhe me gjynahet e tij.