Bismilah...

Shejkh Salih el Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=112835

Pyetje:

Allahu ju dhëntë mirësi, Prind i nderuar, pyetësi thotë: Në këtë kohë, është përhapur në mes te rinjve se nëse ata duan t’u bëjnë D’aueh (thirrje) rinisë që janë të sprovuar me epshe, u japin atyre kaseta që janë të mbushura me shaka, tregime dhe përralla. Ata argumentohen se këta (kaseta) janë më joshëse dhe më të dashura për ta se sa tjerat, dhe kanë ndikim më të madh se sa tjerat. Pra, a është kjo metodë prej këshillimit të saktë?

Përgjigje nga Shejkh Feuzan:

Jo! Kjo është në kundërshtim me atë që e ka thënë Allahu (i Mashërishëm dhe i Lartësuar), dhe pak më parë e dëgjuat:

فَذَكِّرْ بِالْقُرْآنِ مَن يَخَافُ وَعِيدِ

“Prandaj përkujto (këshillo) me Kuranin këdo që ka frikë paralajmërimin Tim!” Kaf, 45

 

Përkujtimi duhet të jetë me ndonjë gjë të saktë, të vërtetuar nga Kurani dhe Suneti dhe të mos jetë me përralla, të qeshura si dhe të tjera. Metodologjia e D’auetit është e njohur, ashtu siç e bëri atë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi sel-lem), dhe atë që e ka thënë ai dhe ka ecur drejt saj.

E marrim (për shembull) jetëshkrimin e të Dërguarit në D’auet dhe ecim drejt saj. A ka në të gjëra të këtilla? Nuk ka!

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari