Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi, prind i nderuar, pyetësi thotë: “Ka predikues fetarë të cilët rrëfejnë tregime me qëllim që t’i këshillojnë njerëzit dhe ka tregime që nuk kanë referenca në librat e fesë; këta predikues argumentohen se përmes rrëfimit të tregimeve shumë njerëz janë udhëzuar kur i kanë dëgjuar këto këshilla që nuk kanë referenca fetare. Andaj, cila është këshilla juaj për këtë?”

Përgjigje: Tregimet imagjinare nuk lejohen të rrëfehen as në hutbe e as në dhënien e këshillave, porse këto i përdorin letrarët në literaturë me qëllim që njerëzit të mësojnë literaturën përmes tregimeve letrare. Kurse, gjatë këshillimit dhe përkujtimit të njerëzve në fe, tregimet duhet patjetër të jenë të vërteta; njerëzve u rrëfehen vetëm tregime të vërteta dhe të vërtetuara në të cilat ka dobi për njerëzit.

 

Përktheu: Jeton Shasivari