Bismilah...

 

Nxënësi: Në vendin tonë ka shumë Sururij që flasin nëpër rrjetet sociale!

Shejkhu: Allahu mos i shtoftë!

Nxënësi: A na këshillon që të bëjmë video që t’ua mësojmë të rinjve dijen e saktë me këto video apo jo?

Shejkhu: Po! Po! Po! Unë ju inkurajoj fort shumë që të shfrytëzohen këto rrjetet sociale dhe ju, Allahu ju bekoftë, flisni gjuhë të ndryshme. Ju duhet të tregoheni aktiv në këtë drejtim. Të shpërndani video të dijetarëve dhe t’i përktheni në gjuhën e vendit tuaj dhe gjuhët që ekzistojnë sot.

Të merrni një pjesë të fjalëve të dijetarëve, ta përzgjidhni, t’i bëni si video nga tre minuta a më pak dhe të paralajmëroni kundër devijimeve, devijimet e grupeve të ndryshme, sidomos kundër Sururive dhe Vëllazërisë Muslimane, si dhe kundër Xhematit Teblig, duke sqaruar në to bazat e Ehli Sunetit me metoda të përshtatshme.

Sot s’ka arsyetim! Sot s’ka arsyetim! Njeriu duke qenë shtrirë në shtrat, mund të regjistrojë një video dhe ta shpërndajë atë. Kurrsesi mos e zhvlerësoni diçka. Mos e zhvlerësoni! Nuk e di ku do të jetë dobia! SubhanAllah! Ti mund të flasësh pak, por Allahu me këtë fjalë mund të sjellë mirësi të mëdha!

Njëherë, një vëlla më pa duke ecur në Xhaminë Profetike dhe më vinte nga mbrapa duke më thënë “O Shejkh! O Shejkh!” Unë u ktheva dhe ai më tha: “A je ti Shejkh Sulejmani Ruhejli?!” Unë i thashë: “Po!” Më tha: “Desha vetëm të të përshëndes me selam dhe të të falënderoj! Unë dhe familja më parë, mund të thuash për neve që ishim Muslimanë vetëm me emër. Një ditë, njëri na dërgoi një video tuajën. SubhanAllah! Ti në atë video po buzëqeshje. Ne nuk i dëgjonim dijetarët dhe thonim se ishin të vrenjtur dhe të vështirë, etj., Por kur të pamë ty që ishe i buzëqeshur, thamë: ‘Hajt, të dëgjojmë se çfarë do të thotë.’ E dëgjuam atë video dhe jeta jonë u ndryshua.” Kështu më tha: “Nuk po them se ndryshova vetëm unë, babai dhe nëna ime, vëllezërit dhe motrat e mia, dhe u bëmë Muslimanë tamam, por unë, nëna, babai, motrat, u bëmë Selefij.” Mund të thuash diçka shumë të thjeshtë...

O vëllezër, bërja e videove duke folur për çështje sheriatike, është afrim me të cilat kërkohet afrim tek Allahu. Shejkhu jonë, Shejkh Ibën Bazi, dikur kishte mendim se nuk duhej të shfaqej në televizor. Më vonë filloi të thotë dhe këtë e kam dëgjuar me veshët e mi: “Ai që del në televizor me këtë nijet të pastër, shpresoj që Allahu ta shpërblejë.” Më vonë, në fund të jetës së tij, Allahu e mëshiroftë, ndryshoi mendim duke thënë se kjo është gjë e mirë. Prandaj, ligjëratat e fundit të jetës së tij, janë bërë me video. Për këtë s’ka dyshim.

O vëllezër, video nuk bën pjesë në figurat e ndaluara dhe nuk zbatohen mbi të hadithet që flasin për ndalesën e fotografimit. Të gjitha ato nuk kanë të bëjnë me videot, sepse përmes videos transmetohet ajo që po ndodh, aty qesh, flet, lëviz ashtu siç është ai. Nuk mund t’i zbatojmë hadithet për videot duke përmendur hadithin “Ngjallni atë që keni bërë me duart tuaja!” Nuk ka kurrfarë problemi dhe ndalese te videot. E nëse videot bëhen për thirrje në rrugë të Allahut, pasha Allahun, kjo është afrim me të cilën kërkohet afrim tek Allahu.

 

Përktheu: Jeton Shasivari