Bismilah...

Autor: Shejkh el-Albanij



Pyetje: Ka një pyetje tjetër, zotëria im… në këtë kohë janë shtuar fitnet dhe njeriu pendohet shumë dhe bën gjynahe shumë, mirëpo njeriu e ndjen që ai është në një gradë të lartë të nifakut dhe gënjeshtrës, andaj cili është mendimi juaj për këtë çështje?


Përgjigje: Mendimi im është:

وجاهد النفس والشيطان واعصهما *** وإن هما محضاك النصح فاتهم.

“Bëj xhihad kundër vetvetes dhe shejtanit,
e mos u bind kur të urdhërojnë.
Ata nuk janë këshillues të sinqertë,
andaj, mos u beso çfarë të kallëzojnë.”

Shejtani nuk e këshillon armikun e tij, njeriun, kështu që çdo Musliman e ka detyrë që të bëjë xhihad me vetveten e tij dhe epshin e tij. Prandaj ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:

المجاهد من جاهد نفسه لله

“Muxhahid është ai që bën xhihad me veten e tij për Allahun!”

Nuk i lejohet Muslimanit që t’i dorëzohet epshit të vetes së tij, sepse ky dorëzim do ta çojë në shkatërrim, prandaj Muslimani duhet që të kujtojë gjithmonë përfundimin, të kujtojë vendbanimin e fundit.

وَلَلْآخِرَةُ خيرٌ لَكَ مِن الأُوْلَى

“E padyshim që Ahireti është më i mirë për ty sesa kjo jetë.” [ed-Duhaa, 4]

Vendbanimi në Ahiret, siç e di, ka begati dhe ka zjarr. E ky zjarr do të thotë që atje ka lloje të ndryshme të dënimit, të cilat nuk mund t’i imagjinojë logjika njerëzore. Për shembull, i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë:

ناركم هذه جزء من سبعين جزءا من نار جهنم.

“Ky zjarri juaj (në këtë botë) është sa njëra pjesë e shtatëdhjetë pjesëve të Zjarrit të Xhehenemit.”

Ai duhet të jetojë duke e pasur gjithmonë ndërmend Allahun – ‘Azze ue Xhel-le –, kështu ai e ruan veten e tij që të mos anojë djathtas apo majtas, si dhe që të mos luajnë me të epshet dhe ëndjet. Dhe ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:

“Është rrethuar Xheneti nga gjërat të cilat janë të pa pëlqyera, si dhe është rrethuar Zjarri i Xhehenemit nga epshet.”

Kështu që, kush synon që të jetë prej banorëve të Xhenetit, duhet që të bëjë xhihad me veten e tij, për shkak të këtij hadithi dhe haditheve të tjera që kanë të njëjtin kuptim. O Allah na mëshiro me Mëshirën Tënde!


Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj