Bismilah...

Qysh ta shtosh kthjelltësinë e mendjes tënde?

 

💎Së pari: duke bërë dhikër për Allahun e Patëmeta e të Lartësuar, kurse dhikri më i mirë është fjala "La ilahe il-lAllah", pastaj është istigfari, me fjalën "La ilahe il-la Ente estagfiruKe ue etuubu ilejKe".

💎Së dyti: duke falur namaz dhe duke i zgjatur sexhdet në të. Është transmetuar se kur Profeti - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - mërzitej nga ndonjë çështje, ai kërkonte prehjen te namazi.

💎Së treti: duke bërë dua dhe duke iu drejtuar Allahut, duke e varur shpirtin tënd tek Allahu i Patëmeta. Këtë gjë sidomos e kanë ndjekur dijetarët, sidomos kur atyre u vështirësohej kuptimi i ndonjë çështjeje apo ndonjë kapitulli të diturisë.

💎Së katërti: duke dhënë sadaka, e cila i jep prehje shpirtit dhe largon Zemërimin e Allahut.

💎Së pesti: duke u përpjekur që t'i kënaqësh prindërit, duke u munduar që t'ua bësh qejfin atyre dhe duke fituar duatë e tyre të mira për ty.

💎Së gjashti: duke mbajtur nijetin të saktë, duke u munduar që ta korrigjosh atë, si dhe duke kujtuar vazhdimisht shpërblimin e Allahut dhe ahiretin.

💎Së shtati: duke kaluar sa më shumë kohë me Kur'anin dhe leximin e tij, në vend që të ulesh me njerëzit dhe të humbasësh kohën në gjëra të padobishme.

💎Së teti: duke bërë salavate për Profetin - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -.

💎Së nënti: duke patur mendim të mirë për Allahun dhe duke medituar në Fjalën e Tij:

فَاسْتَجَابَ لَهُمْ رَبُّهُمْ أَنِّي لَا أُضِيعُ عَمَلَ عَامِلٍ مِّنكُم مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ

"Atëherë iu përgjigj atyre Zoti i tyre: Unë nuk e humb veprën e asnjë vepruesi nga ju, burrë qoftë apo grua!" [Aal 'Imran, 195]

💎Së dhjeti: që të mësosh veten tënde me durim, që të kënaqesh me gjykimin dhe caktimin e Allahut.

 

📚 Burimi: Keshkul, nr. 314

Përktheu: Alban Malaj