Nëse e thua një fjalë dhe e shikon reagimin e vëllait tënd se lëndohet nga fjalët e tua, ti fillon të ndjesh keqardhje. Pas kësaj, ka nevojë që ta takosh atë dhe të justifikohesh para tij. Ndoshta ai pranon apo nuk pranon. Ndoshta do t’ia dërgosh filanin dhe fistekun që të kërkojnë falje për fjalën e dhënë. Nuk ka nevojë. Që në fillim, merri gjërat me qetësi!
Kjo është një porosi e madhe dhe shumë relaksuese për Muslimani: Mos fol fjalë për të cilat nesër do të kërkosh falje për to! Për fjalët që duhet të kërkosh falje, mos i fol ato! Shmangi ato fjalë! Që në fillim mos i thuaj ato fjalë! Nëse nuk flet, do të jesh rehat. E nëse flet, atëherë ke përgjegjësi për pasojat e saj.
Përktheu: Jeton Shasivari