Junus bin Ubejd (v.139 H) - Allahu e mëshiroftë - i ka thënë djalit të vet: "Unë të ndaloj nga zinaja (kuvëria), hajdutllëku dhe pirja e alkoolit. Gjithsesi, që ta takosh Allahun me ndonjë nga këto gjynahe është më e mirë për mua sesa ta takosh Atë me mendimin e Amr bin Ubejdit dhe mendimin e shokëve të tij (Mutezilët)." [el-Ibane, 2/466]
Se'id bin Xhubejr (v.95 H) - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: "Që djali im të shoqërohet me një horr rrugaç e gjynahqar është më e dashur për mua sesa ai të shoqërojë një Bidatçi të devotshëm që bën shumë ibadet." [el-Ibane, 89]
Imam el-Berbahari (v.329 H) - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: "Sidoqoftë, nëse shikon një person që ka sjellje dhe mendime të ulta, që është gjynahqar dhe i padrejtë, por është njeri i Sunetit, atëherë shoqërohu me të dhe ulu me të sepse gjynahu i tij nuk të dëmton ty. Nëse shikon një njeri që bën shumë përpjekje në ibadet, është zahid dhe është gjithmonë i preokupuar me ibadet, por është njeri i bidatit, atëherë mos u ul me të, mos i dëgjo fjalët e tij dhe mos e shoqëro atë sepse unë nuk ndihem i sigurt se mos ti kënaqesh me rrugën e tij dhe shkon në shkatërrim bashkë me të." (Sherhus-Sunnah no. 149).
Imam Ahmedi (v.241 H) - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: "Varret e Ehli-Sunetit që kanë bërë gjynahe të mëdha janë sikur kopshtet. Kurse varret e zahidave nga mesi i Njerëzve të Bidatit janë gropa të zbrazëta. Gjynahqarët nga mesi i Ehli-Sunetit janë Eulijatë e Allahut, kurse zahidat nga mesi i Njerëzve të Bidatit janë Armiqtë e Allahut." (Tabakatul-Hanabile 1/184).
Përktheu: Alban Malaj