Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdullah en-Nexhmi

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për më të mirin e të gjitha krijesave, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij, Tabi’inët dhe për të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në Ditën e Kijametit.

E më pas:

O ju vëllezër fisnikë, ajo me të cilën do të këshilloj veten time dhe t’ju këshilloj juve këtë mbrëmje, është rëndësia e bashkimit dhe shtrëngimit të lidhjes mes veti, si dhe braktisja e ndarjes dhe kundërshtimit mes veti, duke zbatuar urdhërin e Allahut të Lartësuar, që ka ardhur në Fjalën e Tij:

وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلا تَفَرَّقُوا

“Kapuni fort mbas Litarit të Allahut të gjithë së bashku dhe mos u përçani.” Aali-Imran, 103

dhe duke zbatuar Fjalën e Allahut të Lartësuar:

إِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُونِ (٩٢

“Me të vërtetë ky umeti juaj është një umet i vetëm dhe unë jam Zoti i juaj, prandaj vetëm Mua më adhuroni.” el-Enbijaa`, 92

Na ka njoftuar i Lartësuari se përçarja dhe mosmarrëveshja është nga rruga e Ithtarëve të Librit, Çifutët dhe të Krishterët. Ka thënë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -:

وَلا تَكُونُوا كَالَّذِينَ تَفَرَّقُوا وَاخْتَلَفُوا مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَهُمُ الْبَيِّنَاتُ

“Dhe mos u bëni si ata që u përçanë dhe u kundërshtuan mes veti, mbasi që u kishin ardhur argumentet e qarta.” Aali-Imran, 105

Dhe na ka njoftuar i Lartësuari se përçarja dhe mosmarrëveshja është nga rruga e idhujtarëve. Ka thënë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -:

وَلا تَكُونُوا مِنَ الْمُشْرِكِينَ (٣١)مِنَ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ (٣٢

“Dhe mos u bëni si mushrikët, si ata që e kanë përçarë fenë e tyre dhe janë ndarë në grupe, secili grup i kënaqur me atë që ndjek.” err-Rrum, 31-32

Dhe na ka njoftuar Pejgamberi - ‘alejhis-salatu ues-selam - se përçarja dhe mosmarrëveshja të shpien në shkatërrim. Ka thënë ai - ‘alejhis-salatu ues-selam -:

“Vërtet, ajo që i shkatërroi ata që ishin përpara jush, ishin pyetjet e tyre të shumta dhe kundërshtimi që u bënin Pejgamberëve të tyre.”

Dhe na ka njoftuar i Lartësuari se ndarja dhe grindjet janë rruga e dështimit. Ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë:

وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ

“Dhe mos u grindni mes veti, sepse do të humbni guximin e do t’ju ikë fuqia.” el-Enfal, 46

Dhe na ka njoftuar Pejgamberi - ‘alejhis-salatu ues-selam - se përfundimi i përçarjes dhe mosmarrëveshjeve është Zjarri. Ka thënë ai - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:

“Do të ndahet ky Umet në shtatëdhjetë e tre sekte. Të gjitha ato do të jenë në Zjarr, me përjashtim të njërit.” Ata (Sahabët) thanë: “E kush janë ata o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Janë ata të cilët ndjekin të njëjtën rrugë ku jam sot unë me Shokët e mi.”

Kështu pra, njerëzit që do të shpëtojnë janë ata që kapen fort tek Litari i Allahut, janë njerëzit që bashkohen në bindjen ndaj Allahut, janë Ehli Suneti dhe Xhemati, janë Grupi i Shpëtuar (el-Firkatun-Naxhijeh), janë Pala e Ndihmuar (et-Tajifetul-Mensurah), ata të cilët janë të kapur tek Litari i Allahut - dhe Litari i Allahut është Kur`ani dhe Suneti - si dhe iu shmangën përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve.

وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلا تَفَرَّقُوا

“Kapuni fort mbas Litarit të Allahut të gjithë së bashku dhe mos u përçani.” Aali-Imran, 103

Pra, përçarja e hedh poshtë kapjen fort tek Litari i Allahut. Dhe feja ngrihet mbi dy baza themelore: baza e para është Teuhidi, kurse baza e dytë është bashkimi, sikurse ka thënë i Lartësuari:

إِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُونِ (٩٢

“Me të vërtetë ky umeti juaj është një umet i vetëm dhe unë jam Zoti i juaj, prandaj vetëm Mua më adhuroni.” el-Enbijaa`, 92

Pra, Umeti duhet të jetë një i vetëm dhe vetëm Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - duhet të adhurohet.

Prandaj, unë u këshilloj juve dhe veten time me bashkimin dhe kapjen e fuqishme tek Litari i Allahut dhe braktisjen e përçarjes dhe mosmarrëveshjes, si dhe braktisjen e të gjitha xhemateve dhe partive të huaja që kanë ardhur, siç është Ikhuanizmi, Tabligizmi, Sururizmi, Kutbizmi, xhemati DAISH (ISIS), Al-Kaida, en-Nusrah, partia Tahrir, si dhe metodologjitë e tjera si këto, të cilat janë të shpikura e të devijuara; si dhe u këshilloj me pasimin e menhexhit të Selefus-Salih, që është pikërisht ai në të cilin ka qenë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe Shokët e tij. Dhe mu ata janë Xhemati, ata të cilët u bashkuan në bindjen e Allahut, në Teuhidin e Allahut dhe në Kënaqësinë e Tij.

Po mjaftohemi me kaq.

Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen dhe të gjithë Shokët e tij.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj