Bismilah...

 

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)
Burimi: IbnBaz.org.sa/mat/186


Unë i këshilloj baballarët, gjyshërit dhe vëllezërit që t’i frikësohen Allahut në lidhje me fëmijët, të cilët janë nën autoritetin e tyre, që t’i urdhërojnë ata të falin namazin nëse mbushin shtatë vjeç dhe t’i qëllojnë që të falen – nëqoftëse mbushin dhjetë vjeç – siç ka ardhur në hadith sahih nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se ai ka thënë:

Urdhërojini fëmijët tuaj që të falin namazin në moshën shtatë vjeçare dhe qëllojini që të falen kur të mbushin dhjetë vjeç dhe ndajini nga njëri-tjetri në shtrat.

Pra, detyra e baballarëve, nënave dhe vëllezërve të mëdhenj është që t’i urdhërojnë ata që janë poshtë tyre të falin namazin dhe për gjëra të tjera (që ka urdhëruar Allahut), si dhe t’i ndalojnë nga ato gjëra që i ka ndaluar Allahut dhe t’i urdhërojnë për ato gjëra që Allahu i ka bërë detyrë. Kjo është detyra e tyre pasi ata janë amanet për ta.

 

Allahu Subhanehu ue Te’ala ka thënë:

O ju që besoni, ruani vetet tuaja dhe familjet tuaja nga Zjarri!” [et-Tahrim, 6]

Gjithashtu, Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë:

Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe bëhu i durueshëm në këtë!” [Ta-Ha, 132]

Ai ka thënë për Pejgamberin dhe të Dërguarin e Tij, Isma’ili alejhis-selam:

وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِسْمَاعِيلَ إِنَّهُ كَانَ صَادِقَ الْوَعْدِ وَكَانَ رَسُولا نَبِيًّا (٥٤) وَكَانَ يَأْمُرُ أَهْلَهُ بِالصَّلاةِ وَالزَّكَاةِ وَكَانَ عِنْدَ رَبِّهِ مَرْضِيًّا (٥٥)

Trego në Libër për Ismailin! Vërtet, ai ishte i sinqertë në premtimet e veta, ishte i Dërguar dhe Pejgamber. Ai e urdhëronte familjen dhe popullin e vet që të falte namazin e të jepte zeqatin dhe Zoti i tij ishte i kënaqur me të.” [Merjem, 54-55]

 

 

Përktheu Alban Malaj