Pyetje: A është vetëvrasja kufër i vogël?
Përgjigje: Është mëkat i madh dhe ai që e bën atë është i kërcënuar me Zjarr. Hadithi thotë “Ai që e vret veten duke përdorur helm, do ta ketë helmin në dorë në Zjarrin e Xhehenemit dhe do ta pijë atë herë pas here. Ai që e vret veten me ndonjë copë hekuri, atë copë hekuri do ta ketë në dorë dhe do ta godasë veten e tij në Zjarrin e Xhehenemit. Ai që e vret veten duke u hedhur nga një kodër, ai do të hidhet vazhdimisht në Zjarrin e Xhehenemit.” (Muslimi, 109)
Pra, ky person është i kërcënuar.
وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ عُدْوَانًا وَظُلْمًا فَسَوْفَ نُصْلِيهِ نَارًا
“Ai që e bën atë (bën vetëvrasje) duke përdorur dhunë dhe padrejtësi, Ne, pa dyshim, se do ta hedhim në Zjarr.” En-Nisa, 30
Nuk i lejohet njeriut që të vrasë veten e tij. Vetja jote nuk është pronë e jotja, por është pronë e Allahut, të Pastrit nga çdo mangësi dhe të Lartësuarit. Vrasja lejohet atëherë kur e lejon Allahu. Siç janë vrasja e atij që ka vrarë dikë apo vrasja në luftë kur përballesh me mushrikët. Nuk i lejohet askujt që të dhunojë shpirtin e një besimtari pa të drejtë.
لَا يَحِلُّ دَمُ امْرِئٍ مُسْلِمٍ إِلَّا بِإِحْدَى ثَلَاثٍ: الثَّيِّب الزَّانِي، والنَّفْس بِالنَّفْسِ، والتَّارِك لِدِينِهِ الْمُفَارِق لِلْجَمَاعَةِ
“Nuk lejohet vrasja e Muslimanit përveç se në një nga këto tre raste:
- i martuari që bën zina,
- ai që vret dikë, dhe
- ai që lëshon fenë e tij duke u shkëputur nga xhemati.” Bukhariu (6878), Muslimi (1676).
Përktheu: Jeton Shasivari