Bismilah...

Autor: Shejkh el-Albanij

 

 

Nuhu – ‘alejhis-salatu ues-selam – është lutur, Ja’kubi është lutur… dhe njeriu mund t’i mbledhë lutjet e Pejgamberëve dhe të Dërguarve në një broshurë dhe ka për të parë se ato janë të shumta. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

 

وَيَدْعُونَنَا رَغَبًا وَرَهَبًا

“Ata na luteshin me shpresë e me frikë.” [el-Enbijaa`, 90]

 

Kjo është cilësi e kujt? Është cilësi e robërve të zgjedhur e më të mirë. Prandaj, është gabim i madh që t’i lëmë duatë, që të mos i lutemi Allahut – ‘Azze ue Xhel-le –, me argumentin se Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – e di atë që është sekret dhe e fshehtë dhe e di se çfarë ka nevojë ndonjëri nga ne. Ne themi: po, mirëpo Ai gjithashtu kërkon nga ne që t’i përulemi Atij, t’i nënshtrohemi dhe të kërkojmë nga Ai, prandaj në disa hadithe i Dërguari – ‘alejhis-selam – ka nxitur që secili prej nesh t’i lutet Zotit të tij, qoftë edhe kur i këputet rripi i shapkës.

 

Ç’mendim keni ju? I Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i nxiti Muslimanët që të kërkojnë nga Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – edhe për gjënë më të vogël, që është rripi i shapkave… nëse këputet rripi i shapkave apo i nallaneve, atëherë lutju Zotit tënd, që Ai të të sjellë një njeri që ta ngjisë ose ta rregullojë atë, pra deri në këtë pikë! Pra, çështja e këputjes së rripit është një problem i parëndësishëm, mirëpo kur ti i drejtohesh Allahut që të ta zgjidhë këtë problem të parëndësishëm, me këtë ti vërteton që je nevojtar për Atë dhe që i je robëruar Allahut – ‘Azze ue Xhel-le.

 

Sigurisht që kjo nuk është njësoj si të kërkoni Xhenetin dhe të kërkoni të shpëtoni nga Zjarri dhe që të luteni ashtu siç është lutur i Dërguari – ‘alejhis-selam –:

 

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْجَنَّةَ، وَمَا قَرَّبَ إِلَيْهَا مِنْ قَوْلٍ أَوْ عَمَلٍ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنَ النَّارِ وَمَا قَرَّبَ إِلَيْهَا مِنْ قَوْلٍ أَوْ عَمَلٍ.

“Allahumme innij es`eluKe el-Xhennete ue ma karrabe ilejha min kaulin eu ‘amel, ue e‘uudhu bike minen-Naari ue ma karrabe ilejha min kaulin eu ‘amel.”

 

“O Allah, unë të kërkoj Ty Xhenetin dhe të më mundësosh fjalët dhe veprat që më afrojnë tek ai; dhe të kërkoj Ty që të më ruash nga Zjarri dhe nga fjalët e veprat që më afrojnë tek ai!”

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj