Bismilah...

Pyetje: Një person punon në një supermarket të madh në të cilin ka muzikë, por zëri nuk është shumë i lartë dhe ai nuk ka mundësi që ta ndalë atë. Çfarë këshille keni ju dhe a lejohet të punohet në vende të këtilla?

Përgjigje: Nuk mund të themi se ndalohet puna në këtë vend, përderisa ai nuk e lëshon atë muzikë dhe nuk pajtohet me të. Muzika është bërë fenomen që është përhapur kudo, zor se gjen supermarket ku nuk ka muzikë. Megjithatë ne themi: Nëse gjen një punë tjetër, ku nuk do të sprovohesh nga ky sherr dhe nga këto instrumente të shejtanit, atëherë lëre atë punë. Por nëse ti nuk mund të gjesh punë tjetër dhe ky fenomen është kudo, ndërkaq ti e urren muzikën në veten tënde, atëherë nuk ka problem që të qëndrosh në këtë punë – in shaa Allah.

Dijetarët këtë e quajnë: zbutje për të sjellë lehtësim për vështirësitë që janë përhapur kudo. Për arsye se muzika është bërë fenomen shqetësues kudo dhe njeriu e ka të vështirë të largohet prej saj, sepse shumica e punësimeve bëhen nëpër supermarkete. Sidoqoftë, nëse ti gjen një punë tjetër dhe ti me atë fiton riskun dhe ushqimin, shpëton nga kjo fatkeqësi, atëherë lëre atë punë dhe përpiqu të kërkosh një punë tjetër mbase e gjen atë, kështu nuk do të sëmuret zemra jote dhe nuk do të pikëllohet shpirti.

E lus Allahun që t’u jap sukses të gjithëve në atë që Ai e do dhe është i kënaqur. 

 

Përktheu: Jeton Shasivari