Burimi: Sherhu Akhsar Mukhtesarat, mësimi 2-të, minutat: 01:00:50
Pyetje: Pasi që pastroj organin me ujë pas urinimit, vazhdon të rrjedhë ca pika urinë. Si të veproj?
Përgjigje: Në rregull! Kjo çështje është shumë e rëndësishme! Plotë njerëz thonë: Pasi që kryejmë nevojën, urina vazhdon të dalë. Kjo mund të ndodhë për shkak të prostatës apo për shkaqe tjera.
Ne themi: Prej teje kërkohet që të veprosh sipas këtij rendi.
💎 E para: Njeriu e ka detyrë që pasi të ketë kryer nevojën (urinën), të qëndrojë pak, pra pak sekonda e jo shumë, të qëndrojë në vendin e nevojës.
💎 E dyta: Të pastrojë organin me ujë apo me guralecë.
💎 E treta: Pasi të ngrihet në këmbë, t’i spërkasë me ujë mbathjet e brendshme dhe organin, siç është saktësuar në hadithin e Ebu Daudit: “...ta spërkasë me ujë organin gjenital.” Pra, u hedh ujë dhe i spërkat mbathjet e tij. Pse? Nëse ndjen se rrjedh urinë nga organi, atëherë ajo është prej ujit të cilin e ka spërkatur aty dhe të mos i kushtojë vëmendje aspak.
Prandaj, Imam Ahmedi ka thënë: “Edhe nëse ndjen dalje të urinës, të mos i kushtojë vëmendje.” Një njeri i tha atij se ai vendoste pambuk në kanalin e urinës, Ahmedi i tha: “Ai njeri ia ka vështirësuar vetes, kështu edhe Allahu ia vështirësoi atij. Le të marr vetëm abdes (pa vënë gjë tek organi).”
Ti nuk e ke obligim ta bësh atë gjë! Mbaron me kaq! Je i justifikuar. Je i justifikuar. Nuk duhet t’i kushtojë rëndësi. Le ta spërkasë me ujë dhe le t’i mbështetet Allahut! Ai është i justifikuar!
Shejkhu: Urdhëro!
Pyetësi: ...
Shejkhu: Nuk e ke detyrë! Nuk e ke detyrë! Kjo është mbingarkesë në fenë e Allahut. Nuk është obligim kjo! E kuptoj, e kuptoj, të njëjtën gjë e thonë disa vëllezër. Kjo nuk është obligim! Allahu të ka justifikuar ty. Kuptoje këtë saktë dhe tamam. Edhe nëse të del diçka nga organi, ti je i falur për këtë. Kryesorja që ti nuk e ke parë më sytë e tu. Madje, nuk e ke detyrë që të kontrollosh teshat e tua. Ti je i justifikuar!
Unë kam lexuar në një gazetë që thotë: më shumë se 25 a 30 % e burrave, e kanë këtë problem. Pra, ky nuk është problem i disa individëve, por është problem i shumë njerëzve.
Përktheu: Jeton Shasivari