Bismilah...

 

💠 Muhamed Mahmud el-Babertij (786 h.) ka thënë: “Fjala e Allahut në lidhje me dhënien e zekatit ku thotë ‘...në rrugë të Allahut...’ (et-Teubeh, 60) sipas Ebu Hanifes – Allahu e mëshiroftë, është për qëllim ushtari i cili do të marrë pjesë në luftë (xhihad), por nuk ka mundësi financiare. Kjo është ajo që kuptohet nga ajeti. [1]

💠 Bedruddin el-‘Ajnij (628 h.)ka thënë: “Fjala e Allahut në lidhje me dhënien e zekatit ku thotë ‘...në rrugë të Allahut...’ (et-Teubeh, 60) sipas Ebu Jusufit (nxënësit të Ebu Hanifes), Allahu e mëshiroftë, janë për qëllim ushtarët të cilët duan të marrin pjesë në luftë (xhihad), por nuk kanë mundësi financiare. Kurse sipas Muhamedit (nxënësit të Ebu Hanifes), Allahu e mëshiroftë, janë për qëllim ata që duan të shkojnë në Haxh, por nuk kanë mundësi financiare.” [2]

💠 Muhamed bin Ahmed es-Semerkandij (540 h.) ka thënë: “Nuk lejohet të jepet Zekati për ndërtimin e xhamive, kështjellave, urave, qefinosjen e të vdekurve dhe varrosjen e tyre.” [3]

💠 Ebul-Hasen el-Kudurij (428 h.) ka thënë: “Nuk lejohet t’i jepet Zekati një dhimmiju dhe nuk lejohet të ndërtohet xhami me paratë e zekatit.” [4]

____________

📖[1] el-‘Inajeh Sherhu el-Hidajeh, 2/264

📖[2] El-Binajeh Sherhu el-Hidajeh, 3/454

📖[3] Tuhfetul-Fukaha, 1/307

📖[4] Mukhtesar el-Kudurij (1/59).

 

Përktheu: Jeton Shasivari