Bismilah...

Pyetje: Një koleg imi më ka borxh dhe u bënë disa vite. Po ju pyes për zekatin e këtij borxhi; ndërkohë që ky person nuk ma ka kthyer borxhin akoma?

Përgjigje: Nëse ti beson se ky borxh do të të kthehet, atëherë duhet të japësh zekat për të çdo vit, sepse ka gjykimin e pasurisë që është në dorën tënde. Nëse të ka borxh një njeri i varfër që nuk e di a e kthen a nuk e kthen, ose është njeri që e vonon kthimin e tij dhe ti nuk e di a do ta kthejë a nuk do ta kthejë atë, atëherë nuk jep zekat për të derisa ta marrësh atë borxh dhe jep zekat vetëm për borxhin që të ka kthyer brenda atij viti.

Përktheu: Servet Mata