Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibën Salih el-‘Uthejmin

Burimi: el-Menhexh li-men jurid el-‘Umrah uel-Haxh, fq.55-56

 

 

Kur haxhiu gjuan guralecët në Xhemeratin Akabeh, ditën e Bajramit, dhe rruan ose shkurton flokët e tij, ai ka dalë nga ihrami pjesërisht (et-tehalul el-euel) dhe i lejohen të gjitha gjërat që i ndaloheshin kur ishte në ihram, si parfumi, rrobat, heqja e qimeve dhe thonjve etj., me përjashtim të grave, sepse atij nuk i lejohet që të prekë apo të shikojë gruan e tij me epsh, derisa të bëjë tauafin në Qabe dhe të bëjë sa’jin midis Safa-s dhe Merua-s.

 

Kur ta ketë kryer edhe tauafin me sa’jin, ai ka dalë nga ihrami plotësisht (et-tehalul eth-thanij) dhe i lejohen atij të gjitha gjërat që i ndaloheshin kur ishte në ihram, madje edhe gratë. Mirëpo përderisa ai është brenda kufijve të Haramit, atij nuk i lejohet që të vrasë gjah apo të presë pemët apo barin jeshil, ngaqë ai është në Haram e jo ngaqë është në ihram, sepse ai ka dalë përfundimisht nga ihrami.

 

 

Përktheu: Alban Malaj