Autor: Shejkh AbdulAziz bin Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/4876
Pyetje: A më lejohet mua t’i dhuroj gjakun një të sëmuri që është në prag të vdekjes dhe që nuk është musliman?
Përgjigje: Nuk di ndonjë ndalesë për këtë, ngase Allahu Xhel-le ue ‘Alaa në Librin e Tij Madhështor thotë:
لا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُمْ مِنْ دِيَارِكُمْ أَنْ تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ
“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja.” [El-Mumtehineh, 8]
Pra, i Përsosuri nga çdo e metë na ka njoftuar se Ai nuk na ndalon nga bamirësia dhe sjellja e mirë me mosbesimtarët të cilët nuk na luftojnë dhe nuk na dëbojnë prej shtëpive tona dhe me atë që ka nevojë emergjente për ndihmë. Dhe nëna e Esmës bijës së Ebu Bekr es-siddik, radijAllahu Te’ala anha, shkoi tek vajza e saj në medine në kohën kur midis Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe banorëve të Mekës kishte armpushim dhe ajo (nëna e Esmës) ishte mosbesimtare dhe i kërkoi asaj (bijës së saj) që t’i mbajnë lidhjet me njëra tjetrën. Kështu, Esma pyeti Pejgamberin për këtë dhe ai i dha fetva për mbajtjen e lidhjeve me të dhe i tha: “Mbaji lidhjet me nënën tënde!” dhe ajo ishte qafire.
Pra, nëse Mua’hedi [1] apo Must’ameni [2] mes nesh dhe të cilit nuk ka luftë, ka nevojë për këtë (dhurimin e gjakut sh.p), nuk ka gjë të keqe që t’ia japësh gjakun sadaka, po ashtu ëdhë nëse rrezikon të vdesë, ti ke shpërblim për këtë, ngase nuk të kushton gjë që të ndihmosh atë që ka nevojë për këtë sadaka.
Fundnotë:
[1] Sh.p.: Mua’hed është mosbesimtari midis të cilit dhe muslimanëve ka marrëveshje për një periudhë të caktuar ose përgjithmonë.
[2] Sh.p.: Musta’men është mosbesimtari i cili është nën mbrojtjen e muslimanëve.
Përktheu: Umm ‘Akil