Pyetje:
Allahu ju bekoftë dhe ju dhëntë të mira Shejkhu jonë, ky pyetës thotë: “Si të kurohemi nga mësyshi apo nga magjia dhe nuk e njohim personin që na ka marr mësysh si dhe magjistarin që na ka bërë magji?”
Përgjigje, Shejkh Abdul-'Aziz el-Bura'i:
In sha Allah kjo është pyetja e fundit. Sidoqoftë – Allahu ju bekoftë – nuk është patjetër të dish se kush është ai që të ka marr mësysh, dhe nuk është patjetër të dish se kush është ai që të ka bërë magji. Shpeshtoje leximin e Kuranit derisa të të shërojë Allahu. Ky është ilaçi më i mirë. Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – ka thënë:
قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاءٌ
“Thuaj: ai (Kurani) për ata që besuan është udhëzim dhe ilaç.” Fusilet, 44
Pra, shpeshtoje leximin e Kuranit, edhe në qoftë se e lexon Kuranin njëzet herë apo tridhjetë herë, nuk është shumë. Shpeshtoje leximin e Kuranit derisa të të shërojë Allahu.
Pyetësi: Po. Allahu ju bekoftë dhe ju dhëntë të mira.
Përktheu: jeton Shasivari