Autor: Shejkh Muhammed Nasiruddin el-Albanij
Burimi: Silsiletul-Hudaa uen-Nuur, kaseta nr. 97
Pyetësi: Si bëhet sexhdeja e falenderimit, a ka nevojë ajo për tekbir dhe për të dhenë selam në fund, dhe sa është numri i sexhdeve?
Përgjigje: Sexhdeja e falenderimit është një dhe nuk kushtëzohet për të asgjë nga ato që kushtëzohen për namazin. Ajo është njësoj si sexhdeja e këndimit të Kur`anit, që të dyja kanë të njëjtin gjykim. Për asnjërën nga ato të dyja nuk ka ndonjë kusht, siç është të qënurit me abdes, drejtimi kah kibla, tekbiri, dhënia e selamit etj. Porse, kur njeriut i vjen papritur një mirësi, ai bie në sexhde menjëherë, ashtu siç është, dhe i bën lavde Allahut si ta ketë ai më të lehtë, për mirësinë që i dha Allahu, si falenderim për Të. Gjithashtu, nëse ai lexon ndonjë ajet nga Libri i Allahut - ‘Azze ue Xhel-le - tek e cila ka sexhde, ai bie në sexhde menjëherë, qoftë me abdes apo qoftë pa abdes, qoftë i drejtuar kah Kibla apo qoftë i drejtuar në ndonjë drejtim tjetër veç Kiblës, pa bërë tekbirin fillestar, pa bërë teshehud dhe pa dhënë selam. Po
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj