Bismilah...

Shejkh Ubejd el-Xhabirij

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=31488

 

Pyetje: Pyetësi i dytë nga Emiratet thotë: “Cili është gjykimi për atë që ka falur një pjesë të namazit të tij pas safit (i vetëm në saf), si për shembull një rekat, pastaj vinë disa falës të namazit dhe e plotësojnë safin bashkë me të, a e përsërit namazin e tij?”

Përgjigje nga Shejkh Ubejd el-Xhabirij:

Kjo ka tre raste:

Njëri prej këtyre tre rasteve është nëse falet pas safit (i vetëm) duke e ditur (ndalesën e kësaj) dhe duke e bërë me qëllim, me gjithë mundësinë e tij për të hyrë në saf, atëherë namazi i tij është i pavlefshëm, le ta fal sërish namazin, për shkak të fjalës së tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

فَلَا صَلَاةَ لِمُنْفَرِدٍ خَلْفَ الصَّفِّ

“Nuk ka namaz ai që falet i vetëm pas safit.”

Rasti i dytë është nëse ai është injorant, atëherë injoranca është pengesë e ngarkimit të detyrave që imponon sheriati dhe ai këshillohet që mos ta përsëris këtë. Pra, nëse vjen dhe safi është i paplotësuar, ai hyn në saf.

Rasti i tretë është nëse safi nuk ka boshllëk, safi është i mbushur, atëherë namazi i tij është i saktë, ngaqë ai është i detyruar në këtë rast. Allahu është më i Dituri.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari