Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad
Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai
1. Nëse shikon në ëndërr diçka që e do dhe kënaqet prej saj, atëherë thotë:
اَلْحَمْدُ لِلَّهِ
Elhamdulil-Lah
“Lavdia dhe falenderimi i takon vetëm Allahut.”
• Ia tregon atë ëndërr atij që dëshiron.
2. Nëse shikon diçka që e urren dhe e frikëson, atëherë:
• Pështynë lehtë nga ana e majtë (tre herë),
• Thotë:
أَعُوذُ بِاللهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيْم
E`uudhu bil-Lahi minesh-shejtanirr-rraxhijm
“Kërkoj mbrojtjen e Allahut prej shejtanit të mallkuar.” (tre herë),
• Thotë:
أَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شَرِّهَا وَ مِنْ شَرِّ الشَّيْطَانِ
E`uudhu bil-Lahi min sherr-rriha ue min sherr-rrish-shejtan
“Kërkoj mbrojtjen e Allahut prej të keqes së saj dhe prej ligësisë së shejtanit.”
• Kthehet për të fjetur nga ana tjetër,
• Nuk ia tregon askujt atë ëndërr. [1]
Fundnota:
[1] Transmeton Ebu Se`id el-Khudrij – RadijAllahu anhu – se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: ‘’Nëse ndonjëri prej jush shikon një ëndërr që e do dhe kënaqet prej saj, atëherë ajo është prej Allahut; prandaj le ta falenderojë Allahun për atë ëndërr që pa dhe le ta tregojë atë! Dhe nëse shikon një ëndërr që e urren dhe frikësohet prej saj, atëherë ajo është prej shejtanit; prandaj le t’i kërkojë mbrojtje Allahut prej të keqes së saj, dhe mos t’ia tregojë atë askujt, pasi (nëse vepron kështu) ajo nuk e dëmton atë aspak!” [Transmeton Bukhari, 6985]
Transmeton Ebu Selemeh – RadijAllahu anhu –, i cili thotë: Unë shihja disa ëndrra të këqija të cilat më bënin të sëmuresha, derisa e dëgjova Ebu Kataden duke thënë: “Edhe unë shikoja disa ëndrra të këqija të cilat më bënin të sëmuresha, derisa e dëgjova Pejgamberin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – duke thënë: “Ëndrra e mirë është prej Allahut; prandaj nëse dikush prej jush shikon në ëndërr diçka që e do dhe kënaqet prej saj, atëherë mos t’ia tregojë atë ëndërr vetëm se dikujt që ai e do. Dhe nëse shikon në ëndërr diçka që e urren dhe e frikëson atë, atëherë le t’i kërkojë mbrojtje Allahut prej të keqes së saj dhe prej të keqes së shejtanit, le të pështyjë tre herë lehtë dhe mos t’ia tregojë atë ëndërr askujt, pasi nëse vepron kështu ajo nuk e dëmton aspak atë.”” [Transmeton Bukhari 7044, Muslimi 2261. Teksti është i Bukharit]
Transmeton Xhabiri – RadijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Nëse dikush prej jush shikon një ëndërr që e urren, atëherë: le të pështyjë lehtë tre herë nga ana e tij e majtë, le t’i kërkojë mbrojtje Allahut nga shejtani tre herë dhe le ta ndërrojë krahun nga i cili po flinte!” [Transmeton Muslimi, 2262]
Përktheu: Servet Mata