Bismilah...

Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër

Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 161-162

 

💠 Fërkimi i qiellzës së të porsalindurit me hurmë, pastaj lutja për të. [1]  

💠 Lutja për kërkimin e mbrojtjes për fëmijët

أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّةِ مِنْ كُلِّ شَيْطَانٍ وَهَامَّةٍ، وَمِنْ كُلِّ عَيْنٍ لاَمَّةٍ ‏

E'udhu bikelimatil- Lahi et-tam-meh min kul-li shejtanin ue ham-meh, ue min kul-li 'ajnin lam-meh.

“Kërkoj mbrojtjen e Allahut me fjalët e Tij të përsosura, të na ruajë nga çdo shejtan, nga çdo gjallesë helmuese si dhe nga çdo sy i keq.”

___________________

[1] Transmeton Esma bint Ebi Bekr, radijAllahu anhuma, e cila thotë: "Kam qenë shtatëzënë me Abdullah ibën Zubejrin - radijAllahu anhuma - dhe kur u nisa për në Medine, veçse kisha hyrë në ditët e lindjes. Kështu, kur mbërrita në Kuba, aty më lindi Abdullah ibën Zubejri. Pastaj e mora atë dhe shkova te Pejgamberi    dhe ia vendosa atë në prehërin e tij. Më pas ai   kërkoi një kokërr hurme dhe pasi e përtypi atë, e nxorri nga goja e tij dhe e futi te goja e foshnjës. Kështu, gjëja e parë që hyri në gojën e tij ishte pështyma e të Dërguarit të Allahut   . Pastaj ai   ia fërkoi qiellzën e fëmijës me një hurmë dhe iu lut Allahut për të e i kërkoi bereqet.  Ky ishte fëmija i parë që lindi në një shtet Islam.” [Transmetojnë el-Bukharij (3909), Muslim (2146)] Kjo foshnje ishte fëmija i parë që lindi nga muhaxhirët në Medine.

[2] Transmeton Ibën Abbasi, radijAllahu anhuma, se ka thënë: Pejgamberi i kërkonte Allahut mbrojtje për Hasanin dhe Husejnin, duke thënë: “Gjyshi juaj Ibrahimi, alejhis-selam, i kërkonte mbrojtje Allahut për Ismailin dhe Is'hakun me këtë lutje: “Kërkoj Mbrojtjen e Allahut me Fjalët e Tij të përsosura, të na ruajë nga çdo shejtan, nga çdo gjallesë helmuese si dhe nga çdo sy i keq.”  [Transmeton el-Bukhari, 3371]

 

Përktheu: Servet Mata