Nëse njëriu është i zënë duke bërë dhikër, atëherë në këtë rast është e urryer që t'i jepet selam, por pritet derisa ta përfundojë dhikrin që ka dashur të bëjë.
Tërheqim vëmendjen këtu për dhikrin që bëhet pas namazit. Sa shpesh e ndërpret njeriu dhikrin për t'u kthyer selamin të tjerëve?!
Prej sunetit është që këto dhikre të bëhen pa ndërprerje. Prandaj, nëse atij i jepet selam, ndërkohë që ai është duke bërë dhikrin, atëherë atij i humbet numri i saktë i tyre; nëse papritur i vjen dikush, i jep selam dhe i jep dorën, pra nëse bashkë me selamin i jep edhe dorën... e nëse i jepet vetëm selam, pa i dhënë dorën, ka mundësi që nuk i humbet numri i tyre në dorë, por nëse i jep dorën e humb numrin e tyre; vetëm nëse përpiqet ta kujtojë ku e ka lënë dhikrin. E nëse përveç kthimit të selamit, edhe flet, atëherë dhikri u harrua fare!
Prandaj, është detyrë që të ketë bashkëpunim në ruajtjen e dhikrit që bëhet pas namazeve.
Pra, duhet të pritet derisa personi ta përfundojë dhikrin e tij për Allahun - SubhaneHu ue Teala -, dhikrin sipas sunetit, dhikrin e ligjëruar.
Përktheu: Umm 'Akil