Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Ky pyetës thotë: “Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses. A është i saktë argumentimi me fjalën e Tij, të Pastërtit nga çdo mangësi: “Dhe kodrat (i bëmë) shtylla.” (en-Nebe’,7) për pavërtetësinë e mendimit se toka rrotullohet rreth vetes dhe pavërtetësisë se ajo rrotullohet rreth diellit, duke patur parasysh se Allahu i bëri tokës shtylla që të mos lëvizë?

Përgjigje: As ne nuk kemi dyshim për këtë dhe as besimtarët, se toka është e palëvizshme dhe se dielli, yjet dhe planetët rrotullohen sipër tokës. Nuk ka dyshim për këtë dhe këtë e argumenton Kurani dhe Sunneti. Kurse ideologjia e Perëndimit dhe ‘logjika’ njerëzore, mendojnë të kundërtën, ata thonë: “Jo! Toka është ajo që rrotullohet, kurse dielli është i palëvizshëm.” Kurse Kurani e thotë të kundërtën e kësaj.

A mos kanë dituri ata për ta përfshirë të gjithë diturinë e Allahut, të Madhëruarit dhe të Lartësuarit? A mos kanë dije ata për të gjitha krijesat e Allahut, që ta thonë këtë fjalë? Nuk u lejohet atyre të thonë fjalë të këtilla. Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar thotë:

مَّا أَشْهَدتُّهُمْ خَلْقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلَا خَلْقَ أَنفُسِهِمْ

“Nuk i bëra ata dëshmitarë kur u krijuan qiejt dhe toka e as kur u krijuan ata vetë.” El-Kehf, 51

Ata janë të paaftë që të zbulojnë këtë univers dhe të kenë dituri për çdo gjë në këtë univers. Ajo që duhet të bëjnë ata është që ta ndjekin atë që ka ardhur në Kuran dhe të besojnë në të.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org