Bismilah...

Shejkh Salih el Feuzan

http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=137308#entry666970

 

Pyetje: Ka dalë në qarkullim një libër me titull: “Aduau Islamijeh 'ala Akideti Sejid Kutub ue fikrihi” (Shkëndija Islame mbi akijden e Sejjid Kutbit dhe ideologjinë e tij) dhe autori i librit quhet Rabij’ el-Medkhalij. Cili është mendimi juaj për këtë libër dhe a është autori nga njerëzit dijes që janë të njohur tek ju?


Përgjigje: S’ka dyshim që autori është nga njerëzit e dijes, i diplomuar në Universitetin Islamik (të Medines), ka mësuar me dijetarët dhe është i njohur, lavdi Allahut. Dhe këto gabime që ka përmendur ai, ti i vërteton ato - se ai ka përmendur faqen - ti i vërteton ato a përputhen me ato që janë në “Dhilalil el-Kur'an”. Nëse shikon se ai ka gabuar, sqaroje gabimin e tij. Në të kundërt, është obligim pranimi i hakut. Është obligim pranimi i hakut. Ai i ka përmendur gabimet që janë në të duke përmendur faqet ku gjenden ato gabime. Ai i ka përkufizuar ato për ty.


Ti kthehu tek ato (gabime) dhe shiko a përputhen me fjalët (e Shejkh Rabisë). Nëse gjen ndonjë gabim, atëherë njoftoje autorin, Allahu ta shpërbleftë. E nëse shikon se (ajo që ka thënë ai) është e saktë, atëherë është obligim që të pranohet e vërteta. Po.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari