Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij Ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: el-Ibtihaxh bi sherhi Kitabil-Ijman min Sahiih Muslim Ibnul-Haxh-xhaxh (fq.48-52)

Tha Imam Muslimi - rahimehUllah -:

(106) [58] Na ka treguar Ebu Bekr Ibën Ebij Shejbeh, i cili ka thënë: na ka treguar ‘Abdullah Ibën Numejri, dhe na ka treguar, (h) dhe na ka treguar Ibën Numejri, i cili ka thënë: më ka treguar babai im, i cili ka thënë: na ka treguar ‘Ameshi, (h) më ka treguar Zuhejr Ibën Harb, i cili ka thënë: na ka treguar Uekijë, i cili ka thënë: na ka treguar Sufjani, nga ‘Ameshi, nga ‘Abdullah Ibën Murrah, nga Mesruku, nga ‘Abdullah Ibën ‘Amër, i cili ka thënë: ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

أرْبَعٌ مَنْ كُنَّ فِيْهِ كَانَ مُنَافِقاً خَالِصاً، وَمَنْ كَانَتْ فِيْهِ خَلَّةٌ مِنْهُنَّ كَانَتْ فِيْهِ خَلَّةٌ مِن النِّفَاقِ، حَتَّى يَدَعَهَا: إذَاحَدَّثَ كَذَبَ، وَإذَا عَاهَدَ غَدَرَ، وَ إذَا وَعَدَ أَخْلَفَ، وَإذَا خَاصَمَ فَجَرَ.

“Kush i ka katër cilësi është munafik i kulluar dhe kush ka vetëm një prej tyre ka një cilësi të nifakut (hipokrizisë) derisa ta heqë atë: nëse flet gënjen, nëse i besohet diçka tradhton, nëse premton e shkel premtimin dhe nëse debaton i kalon kufijtë.”

Përveç se tek hadithi i Sufjanit (ka ardhur):

و إنْ كانت فيه خصلة منهن كانت فيه خصلة من النفاق.

dhe nëse ai ka një karakteristikë prej tyre, ai ka një karakteristikë të nifakut.”

(107) [59] Na ka treguar Jahja Ibën Ejjub dhe Kutejbeh Ibën Se’iid, dhe teksti i hadithit është i Jahjas, që të dy kanë thënë: na ka treguar Isma’il Ibën Xha’fer, i cili ka thënë: na ka njoftuar Ebu Suhejl Nafië Ibën Malik Ibën Ebij ‘Aamir, nga babai i tij, nga Ebi Hurejrah, se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - ka thënë:

آيَةُ الْمُنَافِقِ ثَلاثٌ: إذَا حَدَّثَ كَذَبَ، وَإذَا وَعَدَ أخْلَفَ، وَإذَا اؤتُمِنَ خَانَ.

“Shenjat e munafikut janë tre: nëse flet gënjen, nëse premton e shkel premtimin dhe nëse i besohet diçka tradhton.”

(108) [..] Dhe na ka treguar Ebu bekr Ibën Is`hak, i cili ka thënë: na ka njoftuar Ibën Ebij Merjem, i cili ka thënë: na ka njoftuar Muhammed Ibën Xha’fer, i cili ka thënë: na ka njoftuar el-‘Alaau Ibën ‘Abdirr-rRrahman Ibën Ja’kub, robi i liruar i Hurakas, nga babai i tij, nga Ebij Hurejrah, i cili ka thënë: ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:

من علامات الْمُنَافِقِ ثَلاثٌة: إذَا حَدَّثَ كَذَبَ، وَإذَا وَعَدَ أخْلَفَ، وَإذَا اؤتُمِنَ خَانَ.

“Prej shenjave të munafikut janë tre: nëse flet gënjen, nëse premton e shkel premtimin dhe nëse i besohet diçka tradhton.”

Komenti:

Teksti i parë është:

آيَةُ الْمُنَافِقِ ثَلاثٌ

“Shenjat e munafikut janë tre…”

Kurse teksti i dytë është:

مِنْ عَلامَات الْمُنَافِقِ ثَلاثٌة

“Prej shenjave të munafikut janë tre…”

(109) [..] Dhe na ka treguar ‘Ukbeh Ibën Mukram el-‘Ammijj, i cili ka thënë: na ka treguar Jahja Ibën Muhammed Ibën Kajs Ebu Zukejr, i cili ka thënë: e kam dëgjuar el-‘Alaau Ibën ‘Abdirr-Rrahman duke transmetuar me këtë zinxhir dhe tha:

آيَةُ الْمُنَافِقِ ثَلاثٌ، وَ إِنْ صَامَ وَ صَلّىَ وَ زَعَمَ أَنّهُ مُسْلِم.

“Shenjat e munafikut janë tre, edhe nëse agjëron dhe falet dhe pretendon se është Musliman.”

(110) […] Dhe na ka treguar Ebu Nasr et-Temmaar dhe ‘Abdul-E’alaa Ibën Hammaad, të cilët kanë thanë: na ka treguar Hammaad Ibën Selemeh, nga Dauud Ibën Ebij Hind, nga Se’iid Ibnul-Musejjib, nga Ebi Hurejrah, i cili ka thënë: ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, njësoj si hadithi i Jahja Ibën Muhammed, nga ‘Alau, ku përmendi:

وَ إِنْ صَامَ وَ صَلّىَ وَ زَعَمَ أَنّهُ مُسْلِم.

edhe nëse agjëron dhe falet dhe pretendon se është Musliman.”

Komenti:

Hadithi “shenja e munafikut” ka si transmetime kryesore:

atë që ka ardhur nga ‘Abdullah Ibën ‘Amër Ibën ‘Aas - radij-Allahu ‘anhu -, tek i cili përmendet:

أرْبَعٌ مَنْ كُنَّ فِيْهِ كَانَ مُنَافِقاً خَالِصاً

“Kush i ka katër cilësi është munafik i kulluar…”

atë që ardhur nga Ebu Hurejrah - radij-Allahu ‘anhu -, tek i cili përmendet:

آيَةُ الْمُنَافِقِ ثَلاثٌ

“Shenjat e munafikut janë tre…” kurse në një transmetim tjetër:

عَلامَات الْمُنَافِقِ ثَلاثٌة

“Prej shenjave të munafikut janë tre…” Në të ka një shtesë që ka ardhur nëpërmjet Jahja Ibën Muhammed Ibën Kajs dhe nëpërmjet Hammad Ibën Selemeh:

إِنْ صَامَ وَ صَلّىَ وَ زَعَمَ أَنّهُ مُسْلِم.

edhe nëse agjëron dhe falet dhe pretendon se është Musliman.”

Dhe kjo shtesë - in shaa` Allah - është e pranueshme, sepse për të ka një transmetim të njëjtë nga Hammad Ibën Selemeh tek Jahja Ibën Muhammed Ibën Kajs.

Ndërsa kuptimi i këtij hadithi, sipas Ehli Sunetit, është se: me nifak këtu është për qëllim nifaku në vepra e jo ai në besim, sepse midis tyre ka dallim. Nifaku në besim është shfaqja e besimit dhe fshehja e kufrit, dhe ky nifak në besim është kufër, mohim i Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -, dhe ata që e kanë këtë nifak do të jenë në shtresën e fundit të Zjarrit. Kurse këto cilësi (të përmendura në hadith) janë prej cilësive të nifakut, poseduesi i të cilave mund të jetë munafik me nifak të kufrit dhe mund të jetë munafik me nifak të veprave, në varësi të gjendjes së tij: nëse ai është Musliman, ne e gjykojmë atë sipas pamjes së tij të jashtme dhe themi: ky është nifak në vepra. Dhe nëse ka ndonjë prej këtyre të katërtave, të cilat i përmendi ‘Abdullah Ibën ‘Amër Ibën el-‘Aas, atëherë ai ka një prej cilësive të nifakut. Dhe nëse ato bëhen bashkë tek ai, atëherë është munafik i kulluar. Këtu ka paqartësi, mirëpo ata (dijetarët) kanë dhënë shpjegim për këtë, sepse nga ana e jashtme ai është munafik Kafir, sepse kush është munafik i kulluar nuk i mbetet gjë nga Islami - dhe Allahu e di më së miri -. Mirëpo ata kanë dhënë shpjegim për këtë, se ai i ngjason shumë munafikut - dhe Allahu e di më së miri -. Gjithësesi, nifaku është dy llojësh: nifak në vepra (nifakun ‘amelij) dhe nifak në besim (nifakun iëtikadij), dhe këto (që janë përmendur në hadith) janë shenja të nifakut në vepra, prandaj s’ka dyshim që këto janë cilësi shumë të ulëta dhe janë prej cilësive të munafikëve - Allahu na ruajt -. Ato janë prej gjynaheve të mëdha, secila prej tyre është gjynah prej gjynaheve të mëdha, e mundet që ato ta çojnë poseduesin e tyre drejt nifakut në besim. Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - në të vërtetë e tha atë si paralajmërim për Umetin e tij, që ata të mos bien tek ndonjëra nga këto cilësi dhe këto gjynahe të mëdha shkatërrimtare: gënjeshtra, mashtrimi, tradhtia dhe shkelja e premtimit. Këto janë prej gjynaheve të mëdha - Allahu na ruajt -. Dhe ky është argument që poseduesi i tyre është në kulmin e ligësisë, qoftë nga ana fetare e qoftë nga ana morale. Atij nuk i zihet besë në Umet, as për fenë e as për dunjanë. E si mund t’i zihet besë, kur atij i besohet diçka dhe ai nuk e mban besën, premton dhe e shkel premtimin, flet dhe gënjen, debaton dhe pastaj pëlcet në debat - Allahu na ruajt -. Ky është në gradat më të ulëta të moralit dhe të fesë. Çfarë i ka mbetur atij nga feja - dhe Allahu e di më së miri -? Ai edhe mund të jetë munafik i kulluar - Allahu na ruajt -. Prandaj, le të ruhemi nga këto cilësi, sepse ato janë cilësi të nifakut. Le të ruhemi nga gënjeshtra, të ruhemi nga mashtrimi, të ruhemi nga tradhtia, të ruhemi nga kalimi i kufijve në grindje. Besimtari ecën drejt qoftë kur është i kënaqur dhe qoftë kur është i zemëruar. Ai nuk pëlcet kur grindet dhe as nuk gënjen në marrëdhëniet e tij me njerëzit dhe as nuk të ha në besë kur i besohet diçka, etj., sepse i Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - na ka paralajmëruar që të mos biem në këto gjëra të ulëta e në këto poshtërsi - Allahu na ruajt prej tyre -. Ka gjasa që disa prej atyre që i kanë këto cilësi të jenë prej munafikëve. Mirëpo ky është menhexhi i Ehli Sunetit, të cilët janë larg menhexhit të Khauarixhëve që të bëjnë kafir për gjynahet e mëdha. Sepse Khauarixhët bëjnë tekfir mbi këtë kategori, ngaqë ka rënë në gjynahet e mëdha. Madje edhe nëse ka rënë në njërën prej gjynaheve të mëdha, ata e bëjnë Kafir dhe gjykojnë mbi të se do të jetë përgjithmonë në Zjarr, nëse vdes duke mos hequr dorë nga ai gjynah. Ndërsa tek Ehli Suneti, nga drejtësia dhe mesatarja e tyre, tekfiri nuk është gjë e lehtë dhe ata nuk i qasen atij veçse kur është gjendje e domosdoshme, veçse kur ka kufër të qartë. Madje edhe ata që në themel ishin munafikë, i gjykonin sipas pamjes së tyre të jashtme. Fundi i tyre dhe realiteti i tyre tek Allahu është se ata janë kafira, mirëpo ne i gjykojmë ata me pamjen e tyre të jashtme dhe çështjen e tyre ia lemë Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -. Muslimanit mund t’i bëhet e qartë që personi me të cilin jeton apo shoqërohet, t’i shfaqet nga fjalët dhe sjelljet e tij që ai është munafik i kulluar. Nëse merret vesh që ai është munafik i vërtetë, atëherë nuk lejohet që ti jepet atij grua që të martohet me të dhe as nuk lejohet që të falesh mbas tij dhe as që ta përcjellësh xhenazen e tij, sikurse ka thënë Allahu - Tebarake ue Te’ala -:

وَلَا تُصَلِّ عَلَىٰ أَحَدٍ مِّنْهُم مَّاتَ أَبَدًا وَلَا تَقُمْ عَلَىٰ قَبْرِهِ ۖ

“Mos u fal kurrë për asnjërin prej tyre që vdes dhe mos qëndro tek varri i tij.” [et-Teubeh, 84]

Edhe ‘'Umeri - radij-Allahu ‘anhu - e pyeste Hudhejfen për xhenazet, sepse i Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - ia tregoi atij emrat e disa munafikëve. Dhe nëse thoshte: “Ai është munafik”, ‘'Umeri nuk ia falte xhenazen, por urdhëronte dikë tjetër që t’ia falte. [1]

Fundnotë:

[1] E ka transmetuar Mu’ammeri në “el-Xhaami’u” (11/238-239 - el-musanef), dhe nëpërmjet tij e ka transmetuar Bejhakiu (8/347-348) nga Zuhriu, me transmetim mursel. Pastaj e ka transmetuar Bejhakiu (8/348) nga një tjetër rrugë nga Zuhriu, nga ‘Urueh Ibën ez-Zubejr, me transmetim mursel po ashtu.

Përktheu: Alban Malaj