Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbaad el-Bedër

Burimi: Sherh Sunen Ebij Dauud, kaseta n.388

 

 

Pyetje: Cila është këshilla juaj – Allahu ju ruajtë – për atë që thotë se refuzimi ndaj atij që kundërshton (Sunetin) shkakton përçarje midis Muslimanëve, porse është detyrë që të heshtet ndaj gabimit, në mënyrë që të unifikohet fjala e Muslimanëve?

 

Përgjigje: Kjo nuk është e saktë! Kjo është e pavërtetë! Përkundrazi, gabimi duhet të sqarohet dhe të bëhet i qartë dhe jo të lihet. Kurse për sa i përket çështjes së lënies së gabimit që të mos shkaktohet përçarje, përkundrazi, përçarja ka ndodhur për shkak të kundërshtimeve (ndaj Sunetit) dhe daljes nga rruga e drejtë. Kështu që, detyra është që të sqarohet haku dhe të refuzohet e pavërteta. E nëse gabimtari nuk është prej njerëzve të bidatit por është prej Ehli Sunetit – dhe ai ka rënë në gabim –, ai këshillohet dhe me të sillesh butë, sepse ajo që kërkohet është përmirësimi i tij.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj