Shejkhul-Islam Ibn Tejmije
[Mexhmu’ul-Fetaua, vëllimi 7, fq. 284-285]
Njerëzit e Sunetit (Ehlus-Sunneh) në Islam janë si puna e Njerëzve të Islamit (Ehlul-Islam) mes njerëzve të feve të tjera, për shkak se të gjithë popujt e tjerë janë në humbje përveç Muslimanëve. Sepse vërtet ata që i devijuan ata (njerëzit e feve të tjera) ishin vetë Dijetarët e tyre. Kështu që Dijetarët e tyre janë më të këqintë nga mesi i tyre.
Kurse Muslimanët janë në udhëzim dhe vërtet udhëzimi i tyre bëhet i qartë nëpërmjet Dijetarëve të tyre. Në këtë mënyrë Dijetarët e tyre janë më të mirët nga mesi i tyre, ashtu siç janë Njerëzit e Sunetit.
Imamët e tyre janë më të mirët e Umetit kurse Imamët e Njerëzve të Bidatit (Ehlul-Bid’ah) janë më të dëmshëm për Umetin sesa gjynahqarët. Për këtë arsye Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, urdhëroi vrasjen e Khauarixhëve dhe ndaloi vrasjen e udhëheqësve tiranë. Për shkak se ata (Khauarixhët) kishin një dëshirë të zjarrtë për dije dhe ibadet por prapë se prapë atyre filluan t’u shfaqeshin përshpëritjet të cilat i çuan në devijim, ndërkohë që ata mendonin se ai ishte udhëzim; dhe iu bindën atyre (pëshpëritjeve), të cilat nuk iu shfaqën askujt tjetër përveç tyre. Kështu që kushdo prej tyre që u ruajt nga ato ishte nga Imamët e devotshëm si fenerët e udhëzimit, si burimet e dijes, siç u ka thënë Ibn Mes’udi shokëve të vet:
“Bëhuni si burimet e dijes, si fenerët e urtësisë, si feneri që ndriçon natën, të kini zemra të gjallëruara, të jeni të dhënë pas shtëpive tuaja, të vishni rroba të vjetra në mënyrë që të jeni të njohur në qiej dhe të panjohur në tokë.”
Përktheu: Alban Malaj