Bismilah...

 

Autor: Shejkh, Dr. Muahmed bin Hadij el-Medkahlij
Burimi: Kaseta me të njëjtin titull

Nga shkaqet e devijimit është atëherë kur të pëlqen vetja dhe u imponon të tjerëve mendimin tënd. Prandaj shikon studentë të dijes që kanë rënë në këtë fatkeqësi dhe vjen shejtani e ia zbukuron atij (studentit të dijes) hyrjen drejt kësaj rruge, ndërkohë që Allahu e ka begatuar atë me dije dhe kuptim në mënyrë që të jetë i aftë që të shikojë, të kuptojë, të përfitojë dhe të bëjë dallim midis fjalëve të dijetarëve.

Gjatë kësaj kohe, e shikon atë (studentin e dijes) t’i hyjë kësaj metodologjie ndërsa dijetarët janë rreth e rrotull tij, udhëheqësit e këtij daueti të bekuar për në selefizëm janë gjallë e të bekuar, por ai i mbështetet vetes së tij në disa çështje në të cilat kundërshton atë ku kanë qenë të Parët tanë të Mirë (es-Selefus-Salih). Frikësohesh shumë (për një person të tillë) ngaqë ai u imponon të tjerëve mendimin e tij dhe i pëlqen vetja.

Ashtu sikurse A’ishah (radij-Allahu anhu) i ka thënë Ebi Selemete bin Abdur-Rrahman:

Një pulë dëgjoi gjelin duke kënduar
Kështu që kërkoi të këndonte bashkë me të.

Ai (studenti i dijes) donte ta vendoste veten e vet mu në mes të dijetarëve të udhëzimit, udhëheqësit e dijetarëve dhe Sunetit, por ra dhe u gremis mbrapa thëmbrave të tij. Allahu na ruajt!

Kjo derë (në të cilën devijojnë njerëzit) është e rrezikshme dhe të shumtë janë ata që kanë rënë në devijim për shkak të saj. Ata të cilët i njohim kanë hyrë tek kjo derë prandaj ruhuni, ruhuni nga ajo dhe dijeni se dijetarët e Sunetit nuk kanë për t’ju treguar përveç se atë që kanë ditur dhe kanë përjetuar nga Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit në jetën e tyre, me të cilën arritën autoritetin dhe luftimin kundër njerëzve të epsheve dhe bidatit. Ata ua kanë përmendur përfundimin, prandaj ruhuni se mos i kundërshtoni ata për këtë, ngase kundërshtimi i tyre ka për t’ju sjellë sherr, Allahu na ruajt prej tij.

Pasha Allahun, ata konsiderohen se janë më të devotshmit dhe më të bindurit ndaj Sheriatit të të Dërguarit dhe janë ata që frikësohen më së shumti për Umetin e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

 

Përktheu Alban Malaj