Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij
Burimi: Sahab.net
“Allahu na dhëntë neve dhe juve sukses dhe na ktheftë neve dhe juve në Menhexhin e Selefus-Salih, ngase nuk ka dyshim - pasha Allahun – se ka një ndarje, ka një ndarje midis nesh dhe Menhexhit të Selefus-Salih. Lus Allahun të na kthejë në këtë Menhexh.
Dhe nga gjërat më të rëndësishmë të këtij Menhexhi është el-Uela` uel-Beraa` (miqësia dhe armiqësia), siç ka thënë i Dërguari (‘alejhis-salatu ue sel-lam):
أوثق عرى الإيمان الحب في الله والبغض في الله
“Kapja më e fuqishme pas Imanit është të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut.”
Por a egziston sot tek ne ky parim apo na e kanë hequr të tjerët? A gjendet sot tek ne parimi i dashurisë dhe urrejtjes për hir të Allahut? A e ka çdonjëri këtë? Jo pasha Allahun... gjendja aktuale... dhe ne e dimë se dëshmia më e madhe për këtë është se ne e nënvlerësojmë këtë gjendje. A nuk është kështu?
E kemi ndierë këtë me vetet tona kur i shohim të rinjtë tanë me njerëzit e bidateve, me ata që i kanë kaluar kufijtë dhe janë zullumqarë... andaj a është kjo miqësia dhe urrejtja (për hir të Allahut)?
Thënia e të Dërguarit (‘alejhis-salatu ues-selam) është argument kundër nesh, kur ai ka thënë:
إن الأرواح جنود مجندة ما تعارف منها ائتلف وما تناكر منها اختلف ، المرء مع من أحب
“Vërtet, shpirtrat janë ushtarë të rekrutuar, kushdo që njihet me të tjerët do bashkohet me ta, dhe kushdo që nuk i pëlqen të tjerët do ndahet. Personi do të jetë me atë që do.”
Dhe ata do të ringjallen bashkë me ata. Ata patën dashuri për njerëzit e bidatit dhe zemrat e shpirtrat e tyre u bashkuan me ta, ndërsa u larguan bashkë me shumë prej Selefive.
Prandaj o vëllezërit e mi, ne duhet të pendohemi para Allahut sepse kemi bërë padrejtësi të madhe dhe kemi arritur në një humnerë të rrezikshme të devijimit, kështu që le të kthehemi tek Allahu Tebarake ue Te’ala, të kthehemi tek e vërteta dhe të kthehemi tek kapitujt e Dashurisë dhe Urrejtjes (el-Uleaa` uel-Beraa`) e t’i mësojmë ato o vëllezër. Dhe prej librave që trajtojnë këtë temë janë:
- Khalk Ef’alul-‘Ibaad nga Bukhari, dhe shikoni çfarë qëndrimi kanë mbajtur Selefët ndaj Njerëzve të Bidatit,
- Gjithashtu, el-I’tisam nga Shatibij,
- Es-Sunneh nga ‘Abdullah Ibn Ahmed,
- Esh-Sherij’ah nga el-‘Axhurrij,
- Sherh Usuul I’tikad Ehlis-Sunneh e Lalika’it,
- Dhe dy Ibanet (es-Sugra dhe el-Kubrah) nga Ibn Battah.
Ai që nuk i lexon këta libra nuk do ta ketë të qartë Menhexhin e Selefëve, sidomos kapitujt e Dashurisë dhe Urrejtjes. Armiqtë e Selefizmit e kanë fshirë temën e Dashurisë dhe Urrejtjes. Ata e kanë fshirë atë nga faqet e Menhexhit Selefij, prandaj le ta kthejmë këtë temë, ta mësojmë dhe ta ruajmë atë dhe të ndjekim rrugën e Selefus-Salih, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.”
Përktheu Alban Malaj