Autor: Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh (rahimehullah)
Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh (rahimehullah): “Dhe Allahu e do të folurin me dije dhe drejtësi, që t’i jepet secilit haku që meriton dhe që të vendoset gjithësecili në vendin që i takon.”
[el-Mexhmu’ul-Fetaua, 12/205]
Ka thënë gjithashtu: “Ndërsa Ehli-Suneti qëndrojnë në krye të krejt besimtarëve dhe flasin me dije dhe drejtësi, dhe ata nuk janë prej njerëzve të injorancës dhe as prej njerëzve të epsheve.”
[Minhaxh es-Sunneh, 2/71]
Dhe ka thënë gjithashtu: “Dhe është obligim që të folurit rreth njerëzve të jetë me dije dhe drejtësi, e jo me injorancë dhe padrejtësi, sikurse është gjendja e njerëzve të bidatit.”
[Minhaxh es-Sunneh, 4/337]
Dhe ka thënë gjithashtu:
“...është obligim që e folura të jetë me dije dhe drejtësi, e jo me injorancë dhe padrejtësi; ngase drejtësia është obligim mbi të gjithë, për të gjithëve dhe në çfarëdolloj situate. Dhe padrejtësia është kategorikisht e ndaluar, nuk lejohet fare në asnjëlloj situate. Ka thënë i Lartësuari: “Dhe bashkëpunoni në bamirësi e devotshmëri, e mos bashkëpunoni në gjynah dhe në kalimin e kufijve.” Kjo sure zbriti për shkak të urrejtjes që ata kishin për mosbesimtarët dhe kjo është urrejtje e urdhëruar. E nëse njeriun që është i urdhëruar ta ketë këtë urrejtje, e ndalon Allahu nga të bërit padrejtësi atyre që ai i urren, atëherë si është çështja e të urryerit të Muslimanit duke u bazuar në interpretime e dyshime ose në epshin e nefsit? Përkundrazi, Muslimani meriton më shumë që të mos i bëhet padrejtësi dhe të trajtohet me drejtësi.”
[Minhaxh es-Sunneh, 5/126-127]
Ka thënë gjithashtu: “Vërtet, refuzimin vetëm me të shara dhe egzagjerim nuk ka njeri që të mos jetë i aftë për ta bërë. Porse njeriu nëse i debaton Mushrikët dhe Ehli-Kitabët, atëherë ai duhet të përmendë ato argumente që sqarojnë të vërtetën që ai ka, si dhe të sqarojë të pavërtetën që kanë ata. Dhe ka thënë Allahu ‘Azze ue Xhel për Pejgamberin e Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Thirr në Rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillim të mirë, si dhe debato me ta në mënyrën më të mirë.” Dhe ka thënë i Lartësuari: “Dhe mos debato me Ehli-Kitabët përveç se me atë që është më e mira.”
[Mexhmu’ul-Fetaua, 4/186-187]
Përktheu: Alban Malaj