Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Marrë nga: Taalib.com


“Nëse ndodh ndonjë ndarje midis Umetit Musliman dhe Dijetarëve të Umetit, sidomos kur kjo ndarje ndodh midis të rinjve dhe Dijetarëve, nga kjo gjë burojnë vetëm të këqija dhe Shejtani fiton epërsi duke i devijuar bijtë e Ademit. Ndërsa kur egziston lidhja me njerëzit e dijes dhe njerëzit kthehen tek ata që të kërkojnë udhëzimin e tyre për çështje të ndryshme, atëherë kjo është rruga e suksesit dhe është një shenjë mirësie për këtë Umet.

Sa përpjekje janë bërë nga Shejtanët xhinë apo njerëz që të fusin përçarje mes njerëzve dhe dijetarëve, të cilët orvaten të mbjellin armiqësi midis tyre me qëllim që t’u japin epërsi dhe udhëheqje njerëzve të poshtër që e shpien këtë Umet drejt shkatërrimit që ata dëshirojnë. Kjo është qartazi intriga dhe plani që kanë ata dhe kjo reflekton ligësinë e tyre. Prandaj ruhuni nga kjo strategji dhe kërkojeni diturinë nga njerëzit e dijes, nga ulematë, si dhe pyetini njerëzit e dijes për çdo problem që ju del përpara në çështjet e Fesë sonë apo në çështjet e dynjasë...

Kështu që, është obligim që ne të kuptojmë nivelin e vërtetë të dijetarëve tanë dhe t’i nderojmë ata dhe të mos pranojmë asnjë fjalë të keqe apo sharje rreth tyre. Ne nuk themi që dijetarët janë të pagabueshëm dhe që ata nuk bëjnë gabime. Me të vërtetë ata bëjnë gabime. Mirëpo, meritat dhe mirësia e tyre i mbulojnë gabimet që bëjnë ata.”

 

 

 

 

Përktheu : Alban Malaj