Bismilah...

Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/3918


 

Pyetje:

Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses, cili është ai i cilin gjykon me tekfir mbi një person të veçantë?

Përgjigje:

Ata që gjykojnë janë njerëzit e dijes dhe intuitës (besirah), të cilët i njohin rregullat (ahkam) dhe i zbatojnë ato në vendin e duhur. Nuk ju takon (tekfiri) njerëzve të thjeshtë apo atyre që pretendojnë se kanë dije, apo ithtarëve të ëndjeve, porse ata që gjykojnë me tekfir janë njerëzit e dijes dhe intuitës (besirah). Ata gjykojnë me kufër për një person të caktuar pas imanit të tij. Janë të nevojshëm njerëzit e dijes dhe intuitës (të gjykojnë mbi të me tekfir sh.p)

Që të bëhet tekfir i veçantë duhet patjetër që t’i ngrihet argumenti atij te një gjykatës, ngase ai (që ka rënë kufër) mund të ketë arsye, mund që ai të ketë ndonjë interpretim (shpjegim) apo të ketë qenë i detyruar. Nuk bëhet tekfir mbi një person të veçantë përveç se tek gjykatësi, në gjykatën sheriatike. Kurse (tekfiri) i përgjithshëm dhe të thuhet se ai që bënë këtë është kafir, ai që i lutet dikujt tjetër pos Allahut, ai që i bën shirk Allahut, ai që ther kurban për dikë tjetër pos Allahut, atëherë ai është kafir. Në përgjithësi, po! Në përgjithësi bëhet tekfir. Ndërsa në veçanti, jo! Nuk bëhet tekfir përveç se te gjykatësi, sepse ndoshta ai ka ndonjë arsye, ndoshta ai është injorant, apo është i shtyrë me forcë, ndoshta ka arsye.  Andaj, kjo është e patjetërsueshme tek gjykatësi.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu Jeton Shasivari