Bismilah...

Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-Abbad

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141324

Burimi: Nga fetfat e Shejkhut të nderuar, Kolosit,’Abdul-Muhsin el-Abbad –Allahu e ruajttë -, dita e shtunë, 27 Muharrem, 1435H, 1 Dhjetor 2013.

Pyetje:

Pyetësi thotë: A konsiderohet prej Khauarixhëve çdonjëri që i përkatësohet Organizatës së “Al-Kaidës” dhe tekfirit? A quhet ai Khauarixh?

Përgjigje:

Betohem në Allahun, çdonjëri që...pa mos specifikuar emra, kjo nuk kufizohet në emra specifik. Çdokush që shkakton khuruxh (rebelim) ndaj prijësave Musliman apo shkaktim të fitneve dhe trazirave, pa dyshim se aty ka khuruxh, qoftë me vepër apo me thirrje për tek khuruxhi. Dhe natyrisht se ata (njerëz) janë të llojllojshëm. Pra, ai që shfaqet drejtpërdrejtë është më i keq se ai që ka një mendim të caktuar apo se ai që e përkrah apo e zbukuron atë (khuruxhin).

Të gjithë janë sherrxhi dhe të këqij.

Çdonjëri që bëhet shkak për frikësimin e njerëzve dhe shkaktimin e fitneve dhe trazirave dhe rrëmujës, padyshim se ai - edhe në qoftë se kjo është drejtpërdrejtë apo tërthorazi - ai përshkruhet me cilësitë e Khauarixhëve.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari