Autor: Shejkh Ahmed ibën Jahja en-Nexhmi
Burimi: el-Fetaua el-Xhelijeh, vëll. 1, fq. 127
E vërteta për të cilën nuk ka as diskutim e as dyshim është se të rinjtë që bëjnë tekfir e kanë marr këtë medh’heb – medh’hebin e tekfirit dhe të shpërthimeve – prej menhexhit të Ikhuanul-Musliminëve, me trup e me shpirt, qoftë në praktikë, edukim, nxitje, duke i joshur ata se ky është “xhihadi” në të cilin ka thirrur Kur'ani dhe ka nxitur për të! Ata e morën këtë menhexh nga librat e Sejjid Kutubit i cili e ka bërë tekfir ummetin e Muhammedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Siç gjendet në (4/2122) në tefsirin e tij “Fi Dhilalil-Kuran,” ku thotë: “Sot, nuk ka në faqen e dheut asnjë shtet Islam! E as ndonjë shoqëri Islame e cila bazë të marrëdhënieve të saja ka Sheriatin e Allahut dhe jurisprudencën Islame.”
Gjithashtu, ka thënë një gjë të përafërt me këtë në Suren Junus, madje pretendon në komentimin e kësaj sureje se xhamitë e Muslimanëve janë faltore të idhujtarisë. Gjithashtu, në (shpjegimin) e Sures el-Enfal nxit për grushtete dhe pretendon se Islami urdhëron për një gjë të tillë!
Në shpjegimin e Sures el-En'am (2/1057) thotë: “I gjithë njerëzimi e ka lënë fenë Islame duke kaluar në adhurimin e robërve dhe feve të padrejta. Njerëzimi i ka kthyer shpinën (fjalës) “La ilahe il-lAllah,” edhe pse një grup prej tyre vazhdojnë ta përsërisin fjalën “La ilahe il-lAllah” nëpër minare, pa mos e kuptuar domethënien e saj.”
Një grup kamikazësh të cilët u shfaqën në ekranet e televizionit Saudit, pohuan se ideologjinë e tekfirit e kanë marr nga librat e Sejjid Kutubit, e në veçanti nga libri “Fi Dhilalil-Kuran.” Dhe kjo është refuzim për ata që thonë se ajo që i shtyn ata (kamikazët) të bëjnë vepra të këtilla është papunësia apo gjëra të tjera.
Përktheu: Servet Mata