Autor: Shejkhul-Albani rahimehullah
أَحَسِبَ النَّاسُ أَن يُتْرَكُوا أَن يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ ﴿٢﴾ وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۖ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّـهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِين
“Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” el-Ankebut, 2-3
Pra, ne, nëse me të vërtetë duhet që të kthehemi tek Feja jonë, atëherë hapi i parë është që të kuptojmë Fenë tonë. Dhe hapi i dytë, ose ai mund të jetë i lidhur me hapin e parë, është që të punohet në përputhje me këtë Fe.
وَقُلِ اعْمَلُوا فَسَيَرَى اللَّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُ وَالْمُؤْمِنُونَ وَسَتُرَدُّونَ إِلَى عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ
“Thuaj: Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë.” et-Teubeh, 105
Por, sot, a e kuptojmë ne Fenë me një kuptim të saktë? Përgjigja është jo.
A e zbatojmë ne Fenë në mënyrë të saktë? Përgjigja është jo.
Mirëpo ne jemi guximtarë e trima për të kritikuar udhëheqësit: përse ata nuk gjykojnë me ligjet që ka zbritur Allahu? Përgjigja për këtë pyetje është: sepse vetë ne nuk gjykojmë me ligjet që ka zbritur Allahu. Dhe udhëheqësit janë tamam ashtu siç thonë këtu tek ne në Sham: “Armikun e kemi brenda shtëpisë.” Ata s’na kanë ardhur nga Marsi apo nga Evropa. Të gjithë ata janë nga ne dhe janë mes nesh. Kështu që, pse të lodhemi me të tjerët dhe të harrojmë vetet tona? Ne, nëse i rregullojmë vetet tona, s’ka dyshim se Zoti jonë Krenar e Madhështor do të na nxjerrë fitimtarë, sepse Ai na i ka premtuar këtë. Domethënë, s’ka dallim në këtë çështje mes të gjithë njerëzve, mes atyre që janë të kulturuar e atyre që s’janë të tillë, mes ulemave dhe njerëzve të thjeshtë, të gjithë ata e dinë ajetin fisnik:
إن تنصروا الله ينصركم
“Nëse ju e ndihmoni Allahun, Ai ju ndihmon juve.” Muhamed, 7
Dhe Premtimi i Allahut është i vërtetë e nuk ndryshon absolutisht.
Dhe të gjithë ata e dinë se ndihma e besimtarit për Allahun nuk është përgatitja e ushtrisë që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin kundër armikut të tyre, porse është puna me Sheriatin e Tij që e zbriti në zemrën e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala Aalihi sel-lem). Por a po punojmë ne me Sheriat?
وقل اعملوا فسيرى الله عملكم ورسوله
“E thuaj: punoni, se Allahu do ta shohë punën tuaj dhe i Dërguari i Tij.”
Përktheu: Alban Malaj