Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz
Burimi: binbaz.org.sa/node/14183
Pyetje: Çfarë gjykimi ka bërja e vizitës në varreza me raste, siç janë dy bajramet, sidomos për gratë?
Përgjigje: Vizita nuk ka një kufi të caktuar. Vizita në varreza është sunet, në çdo kohë, natën apo ditën, pra në çdo kohë. Ajo nuk ka një kufi të caktuar, as që kufizohet ditën e bajramit dhe as në ndonjë ditë tjetër. Kur të bëhet e lehtë i viziton ato. Nëse besimtarit i bëhet e lehtë vizita, i viziton varrezat, sepse Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë:
زوروا القبور فإنها تذكركم الآخرة
“Vizitojini varrezat, sepse ato ju përkujtojnë ahiretin.”
Dhe ai i mësonte Sahabët e tij që të thonin kur vizitonin varrezat:
السلام عليكم أهل الديار من المؤمنين والمسلمين، وإنا إن شاء الله بكم لاحقون، نسأل الله لنا ولكم العافية
“Es-selamu ‘alejkum ehled-dijari minel-mu’minine uel-muslimin, ue inna in shaa`Allahu bikum lahikun, nes`el-lAllahe lena ue lekum el-‘afijeh.”
(Es-selamu ‘alejkum o ju banorë Besimtarë e Muslimanë të këtyre varreve, edhe ne sigurisht që do t’ju bashkangjitemi dhe i lutemi Allahut për vetet tona dhe për ju që të na japë mirëqënie.)
Kurse në një transmetim tjetër:
يرحم الله المستقدمين منا والمستأخرين
“JerhamUllahu el-mustekdimine minna uel-muste`khirin.”
(Allahu i mëshiroftë ata që kanë shkuar dhe ata që do të vijnë më mbas.)
Dhe ai lutej për falje për ata.
Pra, Suneti është që të bëhet vizitë dhe dua për të vdekurit, në çdo kohë. Mirëpo gratë nuk i vizitojnë varrezat, ato janë të ndaluara që t’i vizitojnë varrezat, sepse i Dërguari – ‘alejhis-salatu ues-selam – i ndaloi ato nga vizita në varreza, madje i mallkoi ato gra që i vizitojnë varrezat. Kështu që, vizita në varreza është vetëm për burrat. Kjo është e sakta dhe fjala më e fortë te dijetarët.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj