Pyetje: Për sa i përket festës së të dashuruarve, e cila zakonisht është në datën 14 Shkurt...
Përgjigje: Kjo festë e të dashuruarve është një festë e shpikur. Muslimanët kanë dashuri mes veti, e duan njëri-tjetrin, miqësohen mes veti.
وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ
"Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin..." [et-Teubeh, 71]
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ
"Me të vërtetë që besimtarët janë vëllezër!" [el-Huxhurat, 10]
Kështu që, kjo festa e të dashuruarve është një manifestim i keq, nuk i ka hije muslimanit që ta bëjë një gjë të tillë, ngaqë kjo festë është një manifestim i keq. Islami nuk ka nevojë për këtë sepse ne kemi dashurinë tonë, në themelin e fesë sonë është dashuria dhe përzemërsi:
ألا أدلُّكم على شيئً إذا فعلتموه تحاببتم؟ أَفشوا السلامَ بينَكم
"A t'ju tregoj juve për një vepër që, nëse e veproni, atëherë ju do të duheni mes veti? Përhapeni selamin mes veti!" [Sahih Muslim]
Pra, s'ka dyshim që këto manifestime janë të shpikura dhe ne i qortojmë ato dhe besojmë që nuk janë të mira, porse janë imitim i verbër dhe është obligim braktisja e tyre.
Përktheu: Alban Malaj