Bismilah...

Po filloj me një pyetje të cilën ma bëri një vëlla, andaj mendova se është e dobishme që të përgjigjem në mënyrë të përgjegjshme. Pyetja është:

Kur është koha në të cilën pranohet duaja e agjëruesit?

Kurse unë them se, ka ardhur në transmetim të saktë se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - ka thënë:

للصائم دعوة لا ترد

"Agjëruesi ka një dua të pranuar!"

Në disa transmetime që kanë pak dobësi, ai ka thënë:

حتّى يُفْطِرَ

"...derisa ai ta çelë agjërimin!"

Kurse në disa transmetime të tjera që kanë dobësi, ai ka thënë:

حِينَ يُفْطِرُ

"...kur ai çel agjërimin e tij!"

Kurse në disa transmetime të tjera që kanë dobësi, ai kanë thënë:

عِنْدَ فِطْرِهِ

"...në kohën kur ai çel agjërimin e tij!"

Transmetimi më i fortë nga të gjitha këto transmetimet që kanë dobësi është ky:

حتّى يُفْطِرَ

"...derisa ai ta çelë agjërimin!"

Kështu që, duaja e pranuar e agjëruesit është ajo që bëhet gjatë kohës kur ai është në agjërim, që nga lindja e diellit e deri në perëndimin e diellit. Kjo nuk është e veçantë për kohën e perëndimit të diellit, siç e kuptojnë disa njerëz. Është mbas sabahut, gjatë paradites, mbas drekës, mbas ikindisë, mirëpo s'ka dyshim që, në fundin e një vepre ibadeti ka një vlerë të veçantë për të bërë dua, siç është te namazi. Mbasi që robi ka derdhur mundin e tij për të kryer një vepër dhe lodhet në të, derisa të arrijë në fundin e veprës, atëherë fundi i veprës së tij ka një vlerë të veçantë për të bërë dua.

Kështu që, është gjë e mirë që agjëruesi të bëjë dua kur të jetë koha e fundit e agjërimit të tij, por ama jo që ta kufizojë duan vetëm për këtë kohë.

Duhet që njeriu të bëjë dua të përgjithshme dhe të bëjë dua të veçantë, të bëjë sa më shumë dua për Umetin, për udhëheqësit, për dijetarët, për veten e tij, për familjen e tij, për prindërit e tij duke kërkuar mirësinë për ta.

Përktheu: Alban Malaj