Bismilah...

Ka mbetur edhe një çështje që u intereson vëllezërve tanë në disa vende, e ajo është: Nëse njeriu gjendet në një vend ku dita është aq e gjatë saqë arrin afërsisht 23 orë, ndërsa nata është afërsisht një orë, çfarë duhet të bëjë? Dijetarët kanë thënë: Ai e ka detyrë të agjërojë përderisa dallohet nata nga dita.

E ju do të thoni: Si do të agjërojë 23 orë?

Për këtë, juristët Islamë thonë (një parim): “Përfitimet arrihen me sakrifica.” Sepse koha ndryshon. Do të vijë një kohë kur dita aty do të jetë një orë, kurse nata do të jetë 23 orë. Ashtu siç ka agjëruar atëherë 23 orë, tani do të agjërojë një orë.

Por nëse nuk dallohet dita nga nata, siç janë disa rajone në Suedi, Norvegji, etj. në këtë rast ata e caktojnë tamam kohën e agjërimit të tyre. Ata e përcaktojnë ditën dhe natën. Ata shohin se cili është vendi më i afërt i tyre në të cilin dallohet nata dhe dita. Kështu ata e barazojnë me atë vend dhe veprojnë sipas takvimit të tyre.

 

Përktheu: Jeton Shasivari