Autor: Shejkh Mukbil ibën Hadij el-Uadi’i
Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=3302
Pyetje: Kemi shumë xhami dhe në disa prej tyre falen tetë rekate dhe në disa njëzet rekate dhe në disa prej tyre e zgjasin namazin dhe në disa e shkurtojnë atë. Andaj, cilat xhamia janë në të vërtetën, në të cilën bazohej vepra e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem?
Përgjigje: Nëse keni mundësi të faleni në një xhami dhe të faleni pas mesnate apo në një të tretën e natës apo të faleni njëmbëdhjetë rekate apo trembëdhjetë rekate, siç ka ardhur në hadithin e ‘Aishes:
ما زاد النبي - صلى الله عليه وعلى وآله وسلم - في رمضان ولا في غير رمضان على إحدى عشرة ركعة
“Ai (Pejgamberi) nuk shtonte në Ramazan apo jashtë Ramazanit më shumë se njëmbëdhjetë rakate.”
Dhe po ashtu ka ardhur në hadith:
ثلاثة عشر ركعة
“Trembëdhjetë rekate.”
Unë ju këshilloj juve me këtë, që ta vononi namazin e teravisë deri në mesnatë apo më vonë deri në një të tretën e natës, ngase Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – thotë:
مَنْ خَافَ أَنْ لاَ يَقُومَ مِنْ آخِرِ اللَّيْلِ فَلْيُوتِرْ أَوَّلَهُ وَمَنْ طَمِعَ أَنْ يَقُومَ آخِرَهُ فَلْيُوتِرْ آخِرَ اللَّيْلِ فَإِنَّ صَلاَةَ آخِرِ اللَّيْلِ مَشْهُودَةٌ
“Ai që ka frikë se nuk mund ngrihet në fund të natës, atëherë, le ta falë Vitrin në fillim të saj, dhe ai që ka zell për t’u ngritur në fund të natës, atëherë le ta falë atë në fund të natës, sepse namazi në fund të natës është i dëshmuar.” Transmeton Muslimi.
Kur ‘Umeri doli dhe e gjeti Ubejj bin K’abin duke ua falur namazin atyre, tha: “Sa risi e mirë që është kjo, kurse (kohën) që flenë ata është më e vlefshme.” Pra, kjo është më e vlefshme, nëse munden të shkojnë në xhami – i këshilloj me këtë – Ehli Suneti shkojnë në një xhami dhe falen në mesin e natës apo më vonë në një të tretën e natës, dhe falen sipas sunetit me njëmbëdhjetë rekate dhe e zgjasin namazin aq sa munden, sepse namazi i natës është nafile, dhe ajo nuk është farz. I Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – thotë:
إني لأدخل في الصلاة فأريد أن أطيل فأتجوز فيها ، لما أسمع من صياح الصبي شفقة على أمه
“Vërtetë, unë filloj të fal namaz dhe dua ta zgjasë atë, porse e shkurtoj atë kur i dëgjoj të qarat e fëmijës, (duke e bërë këtë) si mëshirë për nënën e tij.”
Dhe i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – i thotë Mu’adhit:
أفتان أنت يا معاذ
“A je fitnexhi o Mu’adh?” d.m.th për shkak të zgjatjes së tij në namaz.
Dhe po ashtu thotë:
إذا صلى أحدكم لنفسه فليطول ما شاء ، وإذا صلى بالناس فليخفف ، فإن فيهم الضعيف والمريض وذا الحاجة
“Nëse dikush falet vetëm, le ta zgjasë atë sa të dojë, e nëse u prin njerëzve në namaz, atëherë le ta shkurtojë atë, sepse ka në mesin e tyre që janë të dobët, të sëmurë dhe që kanë nevojë.”
Pra, kjo vlen për namazin farz, kurse në namazin nafile nuk është obligim, përkundrazi, personi mund të falet aq sa mundet dhe i takon që të pushojë pas rekateve që vijnë pas tij (farzit), apo i takon të shkoj në shtëpinë e tij, apo nëse mundet të falet në shtëpinë e tij, atëherë kjo është më mirë – in sha Allah –, ngase Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – kur ua fali namazin njerëzve dy apo tre net në Ramazan, tha:
أفضل صلاة المرء في بيته إلا المكتوبة
“Namazi më i vlefshëm i njeriut është në shtëpinë e tij, përveç namaze farz.”
Edhe në qoftë se disa thonë: “Është bërë sunet muekkedeh (i fortë) duke synuar me këtë kundërshtimin e Shijave,” sepse ata mendojnë se namazi i teravive është bidat. Pra, ne s’kemi punë me Shijat, e as që duam të pajtohemi me Shijat, porse duam të pajtohemi me hadithin e të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem.
Nëse dikush ka frikë se mund të flejë apo se mund të angazhohet në shtëpinë e tij apo se mund ta angazhojnë fëmijët e tij apo të tjerët, atëherë e këshilloj atë që të shkojë në xhami.
UAllahul-Muste’an.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari