Bismilah...

Autor: Imam Muhamed Nasiruddin el-Albani

Burimi: Silsiletu el-Huda ue en-Nur, nr. 679

 

 

Pyetësi: A i lejohet xhematit – veçanërisht gjatë namazit të teravive – ai i cili falet mbrapa imamit, të mbajë mus’hafin në dorë; ta ndjekë imamin dhe të shikojë në mus’haf. A lejohet kjo?

Shejkh Albani: Jo! Kjo nuk është prej Sunetit.

Pyetësi: Aha, nuk qenka prej Sunetit. E nëse e bën, a është namazi i tij i vlefshëm?

Shejkh Albani: Namazi i tij është i vlefshëm.

Pyetësi: Por themi se është në kundërshtim me Sunetin?

Shejkh Albani: Po!

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari