Bismilah...

Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (1421 h.)

Burimi: http://binothaimeen.net/content/302

Burimi: el-Likau Shehrij, (8)

 

 

Pyetje: Nëse unë hyj në xhami dhe e gjej xhematin duke falur teravitë, kështu që më ka ikur një pjesë e teravisë. A t’i fal këto rekate që më kanë ikur pasi që të fal vitrin apo si të veproj ndryshe?

 

Përgjigje: Ato rekate që të kanë ikur, nuk i fal dot mbas vitrit, por nëse do që t’i falësh rekatet e teravisë që të kanë ikur, atëherë shto edhe një rekat mbas vitrit me imamin (kur imami të ketë dhënë selam, ti mos je selam por ngrihu në këmbë duke shtuar një rekat, sh.p.). Pastaj, fali ato që të kanë ikur, pastaj fale vitrin.

Këtu kemi një çështje që dua ta theksoj: Nëse ti vjen në xhami dhe e gjen imamin duke falur teravitë me xhematin, e ti nuk e ke falur akoma Jacinë, çfarë duhet të bësh? A duhet ta falësh Jacinë vetë apo të hysh të falësh Jacinë me imamin gjatë faljes së teravive duke bërë nijetin për të falë Jacinë?

Përgjigja është: Falu me imamin në namazin e teravisë me nijetin e Jacisë, dhe kur imami të japë selam pas dy rekateve të teravisë, ti ngrihesh dhe plotëson atë që të ka mbetur prej namazit të Jacisë.

Imam Ahmed e ka përmendur tekstualisht këtë çështje dhe Shejkhul-Islam ibn Tejmijjeh e ka përzgjedhur këtë mendim të Imam Ahmedit, e ky është mendimi më i saktë! Ky mendim thotë: Ai që është duke falur farzin mbas atij që po fal nafile, i lejohet që ta plotësojë namazin pasi që të ketë dhënë selam ai që fal nafile. Argument për këtë është hadithi i Muadh ibn Xhebelit – radijAllahu anhu – që tregon se ai e falte me Pejgamberin – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – namazin e Jacisë, më pas kthehej te fisi i tij dhe e falte të njëjtin namaz me ta si imam. Ky namaz për të ishte nafile ndërsa për ata ishte farz.

 

Kliko këtu për ta parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Servet Mata