Bismilah...

Pyetje: Ky pyetës nga interneti thotë: “Ne vendin tonë i falin teravitë 23 rekate dhe pas çdo dy a katër rekateve, ata bëjnë bidate, kurse vitrin e falin njëjtë sikur namazin e akshamit. Që unë të kem shpërblimin e atyre që janë falur tërë natën, a të falem me ata me imam derisa ai të mbarojë, pra t’i fal vetëm teravitë, pastaj të fal vitrin duke shtuar një rekat çift pasi që ka mbaruar imami?”

Përgjigje: Pasha Allahun, o vëllezër, përderisa aty bëhen bidate pas çdo dy a katër rekateve; duke bërë dhikr të përbashkët me xhemat, madje ndoshta duke i kërkuar ndihmë në vështirësi dikujt tjetër përveç Allahut – ajo që mendoj unë është që njeriu më mirë të mos falet me ta dhe të falet vetëm në shtëpi, nëse nuk ka xhami tjetër përveç kësaj xhamie.

Teravitë janë Sunet dhe nuk janë farz që duhet të falen patjetër në xhami. Pra, le të falet në shtëpi duke qenë i përqendruar dhe sipas Sunetit, ndërsa ajo që e ka penguar të mos shkojë në xhami është kjo pengesë. Kështu që, ai (që falet në shtëpi) ka shpërblimin sikur është falur në xhami.

Nëse ai shkon në xhami dhe falet me ata, namazin e ka të saktë përderisa nuk ka gjëra që e prishin namazin. Por nëse ata e falin vitrin njëjtë sikur akshami, siç një nga medh’hebet e ka këtë mendim, atëherë njeriu nuk duhet ta falë vitrin me ta. Ai duhet të largohet prej tyre dhe është i arsyetuar, sepse ajo që e ka penguar atë është ajo se Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka ndaluar që vitri t’i ngjajë akshamit. Pra, e ka ndaluar nga ana sheriatike. Ai person është i arsyetuar dhe llogaritet nga ata që është falur me imamin derisa ai të mbarojë namazin.

Sidoqoftë, siç thashë më parë: Meqë ky namaz (teravia) në xhami është Sunet dhe nuk është farz, dhe ata janë bidatxhi, praktikojnë bidate dhe bëjnë bidate, më e mira sipas mendimit tim është që nxënësi i dijes të falet në shtëpi dhe ai – in shaa Allah – e ka arritur shpërblimin e namazit të natës, ka shpërblim për braktisjen e bidateve dhe ka shpërblimin e faljes së namazit në xhami.

 

Përktheu: Jeton Shasivari