Transmetohet nga Ebi Malik el-Esh’arij, se i Dërguari i i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Në Xhenet ka dhoma të tejdukshme, prej nga jashtë duket brendësia e tyre dhe nga brenda shihet e jashtmja e tyre. Allahu i ka përgatitur këto për ata që i ushqejnë të tjerët, ata që flasin me butësi, ata që e vazhdojnë agjërimin dhe për ata që falen natën kur njerëzit janë në gjumë.” [1]
إِنَّ فِي الْجَنَّةِ غُرفًا يُرَى ظَاهِرُهَا مِنْ بَاطِنِهَا، وَبَاطِنُهَا مِنْ ظَاهِرِهَا أَعَدَّهَا اللهُ لِمَنْ أَطْعَمَ الطَّعَامَ، وَأَلَانَ الْكَلَامَ، وَتَابَعَ الصِّيَامَ وَصَلَّى وَالنَّاسُ نِيَامٌ
__________________________
Ubejdullah el-Mubarekfurij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
💠 “E folura me butësi është nga cilësitë e robërve të devotshëm të cilët i janë nënshtruar Krijuesit të tyre dhe sillen butë me krijesat me fjalët dhe veprat e tyre...
💠 “Ata që i ushqejnë të tjerët’ pra ata që i ushqejnë familjet e tyre, të varfërit dhe mysafirët. El-Menauij ka thënë: ‘Kjo mjafton për ata që i ushqejnë familjet e tyre apo ata që nën kujdes e styre, por këtë e arrin nëse nijeti i tij është shpresa në shpërblimin e Allahut.’ Po ashtu kanë thënë: ‘Qëllimi me ushqimin që është përmendur këtu është ushqimi i tepërt për të cilin kanë nevojë ai dhe familja e tij.’
💠 ‘Ata që e vazhdojnë agjërimin’ Ibën el-Malik ka thënë: ‘Ai që agjëron vaxhdimisht’ do të thotë ai që agjëron Ramazanin dhe agjëron edhe plot ditë të tjera.’ Po ashtu kanë thënë: ‘Për të vazhduar agjërimin, mjafton të shikosh gjendjen e Ebu Hurejras, radijAllahu anhu dhe Ibën Umerit, radijAllahu anhuma, të cilët agjëronin tre ditë në mes të çdo muaji, ditën e hënë dhe të enjtë, ditën e Arafatit, ditën e Ashuras dhe dhjetë ditët e Dhul-Hixhes.’” [2]
_______
[1] Transmeton Bejhakiu në Shu’abul-Iman (3892). Shejkh Albani e ka bërë sahih në Sahih Ibën Khuzejmeh (2137).
[2] Mir’atul-Mefatih Sherhu Mishkatil-Mesabih, vëll. 5, fq. 184-185
Përktheu: Jeton Shasivari