Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil ibën hadij el-Uadi’i

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=3305

 

 

Pyetje: Cili është gjykimi i notimit (në Ramazan) duke u zhytur në ujë?

Shejkh Mukbil: Me çfarë?

Pyetësi: Duke u zhytur me gjithë kokë në ujë.

Shejkh Mukbil: Duke u zhytur edhe me kokë?

Pyetësi: Po.

Shejkh Mukbil: Ajo që merret në konsideratë është që mos t’i kalojë ndonjë gjë në fyti, porse në esencë, çdo det dallon nga tjetri; në qoftë së uji është i kripur, atëherë ka mundësi që të depërtojë në fyt, dhe nuk mund të depërtojë në fyt nëse uji nuk është i kripur. Por nëse është i kripur, neve kemi notuar dhe uji futet pak nga pak në gojë, dhe më pas uji depërton në fyt dhe personi e ndjen. Kryesorja është se uji depërton në fyt. Neve këshillojmë që të largoheni prej saj. Po ashtu, nëse uji nuk është i kripur, ka mundësi të depërtojë, pra ajo që merret në konsideratë është që ai të kalojë deri në stomak, kjo është ajo që merret në konsideratë. Nëse i kalon deri në stomak, atëherë ai e ka prishur agjërimin e tij. 

 

Përktheu: Jeton Shasivari

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org