Pyetje: Allahu ju shpërbleftë! Një pyetës thotë: “Vëllai im është pronar restoranti në një vend joislam dhe ai mund të zgjedh që ta hapë apo ta mbyllë restorantin gjatë ditës në Ramazan, duke patur parasysh faktin se në atë vend ka Muslimanë”?
Përgjigje: Jo! Nuk e hap restorantin gjatë ditës në Ramazan. Kjo dukuri e hapjes së restoranteve e kundërshton metodologjinë e Islamit. Gjatë ditës njerëzve nuk u servohet ushqim apo pije. Ai duhet të respektojë muajin e Ramazanit dhe të mos e hap restorantin edhe në qoftë se gjendet në vendet e pabesimtarëve, sepse ai është Musliman dhe përfaqëson Islamin.
Përktheu: Jeton Shasivari