Bismilah...

Burimi: Mexhmu’u Fataua ue Rasail, vëll. 19, fq. 96

 

Pyetje: Çfarë mendimi keni për atë që bën punë të rëndë dhe e ka të vështirë të agjërojë, a lejohet që ta prish agjërimin?

Përgjigje: Ajo që mendoj unë për këtë çështje është se atij nuk i lejohet që ta prish agjërimin për shkak të punës dhe kjo është haram. Nëse ai nuk mund t’i bëjë njëkohësisht punën dhe agjërimin, atëherë le të marrë pushim në Ramazan, që ai të ketë mundësi të agjërojë Ramazanin, ngaqë agjërimi i Ramazanit është një nga shtyllat e Islamit dhe nuk lejohet që të shkelet ai.

Përktheu: Jeton Shasivari